/ Jeta Shpirtërore / Përulësia është veshje hyjnore!

Përulësia është veshje hyjnore!

Përulësia është veshje hyjnore!

 

Dua ta çel gojën vëllezër dhe të flas për çështjen e nderuar të përulësisë. Por druhem shumë sepse përulësia është veshje hyjnore.Biri dhe Fjala e Perëndisë që u bë njeri,u vesh me përulësi dhe u shoqërua me ne bashkë me atë brenda trupit njerëzor.Dhe kush vishet me përulësi ,në të vërtetë bëhet i njëjtë me Fjalën e Perëndisë,që zbriti nga lartësia e Perëndisë dhe mbuloi me përulësi, me madhështi dhe me lavdinë e Tij që të mos digjet bota duke parë hyjninë e Tij.Sepse krijesa nuk mund ta shikonte po të mos merrte një pjesë prej saj,d.m.thënë trupin njerëzor që të komunikoj me të.

Por tani që Perëndia e derdhi Hirin e Tij në botë me praninë e Tij,nuk zbriti tek ne me tërmet dhe me zjarr,as me zërin e Tij kumbues por erdhi si pika e shiut që pikon mbi tokë lehtë.U shoqërua me ne me fytyrë njerëzore.Mbuloi me trupin njerëzor Lavdinë e Tij ashtu siç mbulojmë një thesar.Prandaj,ai që vesh rrobën e përulësisë,me të cilën e pa krijesa brenda trupit njerëzor,është veshur me vetë Krishtin.Dhe në vend që të vishet me lavdinë e jashtme dhe nderet e kësaj bote,zbukurohet me veshjen e përulësisë.

 

Shën Isaak Siriani

Përkthyer nga N. Ikonomi

 

 

Përulësia është veshje hyjnore!