/ Jeta Shpirtërore / Profeti Ilia

Profeti Ilia

Profeti Ilia

 

Një vend të vecantë ka Profeti Ilia ndër Profrtet e Dhjatës së Vjeter.Në Dhjatën e Re,Zoti Jesu Krisht përmend shumë shpesh emrin e Profetit.Për tu theksuar është  momenti kur nxënësit e Krishtit panë në mal gjatë Shpërfytyrimit të Zotit, Moisiun dhe  Ilian duke folur me Krishtin.Të gjitha këto tregojnë vendin e vecantë të Profetit ndërmjet Profetëve  të tjerë dhe në ndërgjegjen e popullit.

Profeti Ilia jetoi në shek.e 9 para Krishtit.Ishte biri i Savak-ut me origjinë nga Thesvi(ndaj quhet dhe Ilia Thesviti).
Kur lindi,i ati pa një vegim hyjnor:Dy burra të veshur me të bardha e quanin foshnjën Ilia.E mbështillnin me zjarr dhe i jepnin të hante flakë.Atëherë i ati shkoi në Jerusalem dhe i tregoi vegimin priftërinjve.Ata i shpjeguan se ky fëmijë do bëhet Profet dhe do gjykoj Izraelin me thikë me dy prefse dhe me zjarr.
 
Mbreti Ahaav dhe gruaja e tij Iezabel(873-854 mbretëruan) e cila adhuronte idhujt,e përndiqnin Profetin ashtu si Salomi Shën Joan Pagëzorin.Kundrejt tyre ishte lufta e Profet Ilias.
Shenja e parë e madhe që dha Profeti Ilia,ishte që u lut dhe nuk ra shi për tre vjet e gjysëm.Gjatë kësaj periudhe Profeti qëndroi i fshehur në një shpellë pas lumit Jordan.
Atje kishte pak ujë dhe një korb që i sillte ushqim cdo mëngjes.Kur uji shteroi,Profeti u largua dhe shkoi në Sarepta të Sidhonisë.Të gjitha këto me udhëzime nga Perëndia.
Atje e strehoi një grua e ve.Ajo kishte vetëm pak miell dhe pak vaj dhe megjithëse gatuante vazhdimisht,nuk mbaroheshin.
Gruaja kishte një djalë i cili u sëmur dhe vdiq.Atëherë Profeti u lut dhe e ngjalli fëmijën.
 Profeti Ilia nuk ka marrë vdekje por u ngjit në qiell me një karrocë të zjarrtë.
Profeti i madh  pas tetë apo dhjetë vjetësh së ngjitjes në qiell,dërgoi letër tek mbreti Ioram,duke parashikuar vdekjen e tij sepse u largua nga adhurimi i Perëndisë së vërtetë.
 
Kremtimi i Profetit të madh Ilia,festohet më 20 Korrik.
 
 
A.Marini
 
 

Profeti Ilia