Rrëmbimi i një fëmije në ajër
Gjatë viteve që jetoi Perandori Bizantin Theodhosi i Vogël, në vitin 410 Perëndia e Tërëmirë deshi sipas gjykimit të Tij se Ai di, të informojë njerëzit nga njëra anë për ngjalljen e përbashkët të të gjithëve, dhe nga ana tjetër se duhet ta hymnojmë Perëndinë. Prandaj edhe lejoi që të bëhet tërmet i madh. Atëherë populli i Konstandinupojës i trëmbur nga tërmeti doli jashtë qytetit bashkë me Mbretin dhe Patrikun Proklo dhe me gjithë klerin bënë litani në fushë. Dhe meqenëse atëherë kishte filluar herezia e Teopaskitëve që besuan se Zoti ynë i kryqëzuar pësoi jo vetëm si njeri siç është e vërteta por, edhe si Perëndi, gjë e cila është blasfemi, kishin shtuar në hymnin e Trishenjtit « i Kryqëzuari për ne». Për shkak të këtij mashtrimi të Teopaskitëve, u rrëmbye në sy të të gjithëve një fëmijë në qiell. Të gjithë atëherë shikonin këtë skenë paradoksale dhe me shumë frikë psalnin «Zot mëshirona». Pas pak kohe zbriti përsëri fëmija me një re, dhe u tha të gjithëve me zë të lartë, se koret e ëngjëjve në qiell i psalin Perëndisë Hymnin Triadik pa shtesën «I Kryqëzuari për ne» domethënë thonë: «Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona». Pas këtyre fjalëve fëmija dorëzoi shpirtin e tij në duart e Perëndisë, ndërsa tërmet nuk ra më dhe populli u kthye në qytet.
Marrë nga libri:”Tregime nga jeta tjetër “
Botim nga “Kosherja Ortodokse “
Selanik