Zoti na dha porosinë të duam njëri-tjetrin.Kjo është liria e vërtetë,dashuria për Perëndinë dhe për të afërmin.Këtu ndodhet edhe liria edhe barazia.Në botën -shoqërinë kozmike është e pamundur të ekzistoj barazia,por kjo nuk ka rëndësi për shpirtin.Nuk mundet secili të jetë mbret,patriarkë,igumen ose gjeneral.
Por secili,pavarësisht klasës që i përket,të ketë dashuri për Perëndinë dhe të bëj gjëra të pëlqyera prej Tij,dhe kjo gjë është tepër e rëndësishme.Ata që më shumë duan Perëndinë këtu në botë,do kenë më tepër lavdi në mbretërinë e qiejve dhe do jenë më pranë Zotit.Secili do lavdërohet sipas masës së dashurisë së tij.
Hiri Hyjnor nuk heq lirinë,por bashkëvepron vetëm në plotësimin e porosive të Perëndisë.Adami ishte i mbuluar nga Hiri Hyjnor,por nuk iu hoq vetëqeverisja.Ëngjëjt qëndrojnë gjithashtu në Shpirtin e Shenjtë por nuk ju është hequr liria e dëshirës.Zoti i dha botës Shpirtin e Shenjtë dhe ata që e morrën,ndjejnë parajsën brenda tyre.
Ndoshta pyet veten:” Përse nuk kam dhe unë këtë hir?” Sepse ti nuk iu dorëzove vullnetit të Perëndisë,por jeton sipas vullnetit tënd”.
Vini re atë që do dhe bën vullnetin e tij: Nuk ka asnjëherë paqe në shpirt dhe nuk kënaqet me asgjë.Për të,të gjitha bëhen siç nuk duhej.
Ai që iu dorëzua vullnetit të Perëndisë,ka lutjen e pastër dhe shpirti i tij ka dashuri për Zotin.
Shën Siluanoi
Përkthyer nga A. Marini