/ Jeta Shpirtërore / Shën Paisio

Shën Paisio

Shën Paisio

 

Përulësia  është pika bazë për shpëtimin e njeriut,sigurisht dhe pika bazë e marrdhënieve të mira ndërmjet njerëzve,na mëson Shën Paisio.

Perëndia “e ka të pamundur” të ndihmoj njeriun i cili nuk ka përulësi sepse atje ku mungon përulësia  nuk vjen Hiri Hyjnor.Egoizmi ia mbyll zemrën Krishtit dhe  e humbim shpejt atë që kishim fituar.

Njeriu i përulur është njeriu më i fortë në botë sepse gjithmon fiton por edhe mban shumë pesha të huaja me ndërgjegje të lehtë, duke pasur brënda tij gjithë aromat shpirtërore:thjeshtësinë,mirësinë,dashurinë pa kufi,sakrificën dhe bindjen.Njeriu i përulur ka varfëri shpirtërore por njëkohësisht edhe gjithë pasurinë shpirtërore.

Eshtë gjithashtu i devotshëm dhe i heshtur prandaj ka lidhje të fortë me Zonjën Hyjlindëse Mari e cila ishte një  shërbëtore  e përulur e Perëndisë. Zonja e tërë botës pranoi lajmin e ëngjëllit me përulësi,duke thënë :”Ja shërbëtorja e Perëndisë,u bëftë vullneti i Tij”.

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Shën Paisio