“Shën Paisio -Pse Perëndia lejon të vdesin njerëz në moshë të re?”
Perëndia e merr secilin në momentin më të përshtatshëm të jetës së tij,për shpëtimin e shpirtit të tij. Kur shikon se dikush përpiqet të bëhet më i mirë,e lejon të jetoj.Por nëse shikon se do të bëhet më i keq,e merr për ta shpëtuar.Përsëri,disa që bëjnë jetë mëkatare por kanë gjithë dëshirën për të bërë të mirë ,i merr pranë sepse njeh që ata do vepronin mirë që në mundësinë e parë që do u jepej.Të tjerë i zgjedh e i merr sepse janë ndër të mirët dhe Parajsa ka nevoj për lule.
Për prindërit dhe për të afërmit është e vështirë ta kuptojnë.Kur vdes një fëmijë Krishti e merr ëngjëll në parajsë.Prindërit në vend që të gëzohen,qajnë dhe vajtojnë.
Nuk dinë pse e morri Perëndia! Nuk dinë se ç’farë do behej kur të rritej!
Prindërit duhet të gëzohen sepse që nga ai moment ata kanë ndërmjetues në parajsë.Kur të vij ora e tyre,vetë fëmijët do dalin të presin shpirtin e tyre te porta e parajsës.Kjo nuk është gjë e vogël!
Fëmijëve që u munduan nga sëmundje dhe mundime të ndryshme, Krishti do i marri në parajsë dhe do i lejoj të zgjedhin vendin më të mirë.Dhe ata do i kërkojnë të kenë pranë edhe nënën.Krishti do dëgjoj kërkesën e tyre dhe me një mënyrë do shpëtoj dhe shpirtin e nënave të tyre.
Përkthyer nga M. Vasili
“Shën Paisio -Pse Perëndia lejon të vdesin njerëz në moshë