/ Jeta Shpirtërore / Shkrimi nga dora e Perëndisë !

Shkrimi nga dora e Perëndisë !

Shkrimi nga dora e  Perëndisë !

 

Dikur në një qytet njerëzit filluan të ndërtonin një kishë.Emri i atij që do jepte kontributin më të  madh gjatë ndërtimit ,do shkruhej nga dora e Perëndisë në murrin e Kishës me shkronja që nuk shuheshin.
Të gjithë punonin shumë dhe më tepër se të gjithë, vetë mbreti saqë ishin pothuajse të sigurt se emri i tij do shkruhej.
Kur mbaroi ndërtimi,panë të shkruar një emër krejt të panjohur!Ishte emri i një plake.Mbreti e thirri dhe e pyeti c’farë ofroi ajo dhe u shkruajt emri i saj?
Ajo iu përgjigj:”asgjë nuk ofrova mbret,vecse përkedhelja qetë dhe u jepja për të ngrënë kur rënkonin nga lodhja e mermerëve që tërhiqnin mbi karrocën e tyre kur ngjiteshin për te Kisha.Vetëm këtë bëra,asgjë tjetër.Nuk dhashë lek sepse s’kisha.”
Në sytë e Perëndisë asnjëherë nuk shkëlqen sasia e atyre që dhurojmë por dëshira për të dhuruar.Të tjera janë kriteret e njerëzve dhe të tjera kriteret e Perëndisë.Ne bëhemi entuziazëm nga pamja e jashtme e një veprimi por Perëndia shikon në thellësi të zemrës dhe vepron.Të lutemi që Perëndia t’a shkruaj dhe emrin tonë në librat e përjetësisë.

 

Përkthyer nga A. Ikonomi

 

Shkrimi nga dora e  Perëndisë !