/ Jeta Shpirtërore / Shpirti I Shenjtë

Shpirti I Shenjtë

Frytet e Frymes

 

Frytet e Frymes

Kur vjen Shpirti i Shenjtë dhe e rrethon me plotësinë e energjisë së Tij, atëherë shpirti i njeriut mbushet më një gëzim të pa përshkrueshëm, sepse Shpirti i Shenjtë i bën të gjitha të gëzueshme kudo ku prek. Ky është gëzimi për të cilin Zoti thotë në Ungjill: “Gruaja kur lind ka dhimbje sepse i erdhi ora por sapo e ka lindur fëmijën, nuk kujton më ankthin prej gëzimit që lindi një qënie njerëzore në këtë botë, edhe ju tani jeni në dhimbje por Unë do t’ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet dhe askush nuk do t’ua heq gëzimin tuaj”. Por sado ngushëllues të jetë ky gëzim që tani ndjen në zemrën tënde, as që mund të krahasohet me atë  të cilën përgatiti Zoti “tek të dashurit e Tij”, bashkë me të gjitha “ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe që nuk kanë hyrë në zemër të njeriut”. Tani ne na jepet vetëm parashijimi i këtyre të mirave. Në qoftë se tani ndjejmë kaq gëzim dhe lumturi në zemrën tonë, atëherë çfarë duhet thënë për atë gëzim që është përgatitur në qiell për ata që mundohen këtu në tokë?!

 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

 

Shpirti I Shenjtë