/ Jeta Shpirtërore / Shpresa e shpëtimit!

Shpresa e shpëtimit!

Shpresa e shpëtimit!

 

Shpresa e shpëtimit mungon tek ata të krishterë ortodoksë që mbartën pasione mëkatare dhe nëpërmjet të cilavë erdhën në kontakt me satanain duke humbur kontaktin me Perëndinë.
Pasionet janë zakone mëkatare të Shpirtit të cilat u bënë si veçori të natyrshme pas mëkateve të vazhdueshem ndër vite. Të tilla janë dehja,imoraliteti,jeta e shturrur,ashpërsia,ligësia,padrejtësia,paradashja,ipokrizia,krenaria,hajdutëria,inati etj.
Secili nga këto mëkate,kur banon në shpirtin e njeriut,duke i ndërruar karakterin dhe sjelljen,e bën atë të paaftë për ushqim shpirtëror këtu në tokë dhe në qiell.”Mos kini iluzione”,na thotë Apostull Pavli.”Në mbretërinë e Perëndisë nuk do kenë vend as imoralët,as idhujtarët, as ata që bëjnë tradhëti bashkëshortore,As të zhburrëruarit,as meshkujt që shkojnë me meshkuj, as vjedhësit,as lakmimtarët,as pijanecët, as shpifësit,as zhvatësit nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë”.(1Kor.6:9-10).
Janë mëse të qarta se cilat janë veprat mëkatare:tradhëtia bashkëshortore,imoraliteti,idhujtaria,magjia,zemërimi,zilia,dehja etj. Ju paralajmëroj,ashtu siç bëre dhe tjetër herë:ata që bëjnë të tilla vepra,nuk do trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.Sa janë më Krishtin,e kanë kryqëzuar veten e tyre mëkatare,bashkë me pasionet dhe dëshirat.(Gal.5:19-21,24).

 

Marrë nga libri:Shën Ignati i Briantsaninof
Përkthyer nga M. Vasili

 

Shpresa e shpëtimit!