Si njëmij vjet, Zot si një ditë e njëjta gjë është…!
Në një nga Manastirët e vjetra kolektive, thotë libri Jerondiko, jetonte një murg shpresëtar, i cili duke dëgjuar dikur vargun e psalltirit» Si njëmij vjet, Zot, si një ditë një lloj është …» nuk mund ta kuptonte. Dhe meqenëse në këtë Manastir nuk ishte ndonjë mësues me përvojë që ta ndihmojë, bëri lutje me insistim tek Zoti, që t’i zbulojë kuptimin e këtij vargu. Me të vërtetë Zoti e dëgjoi lutjen e tij, edhe një ditë pas Mengjezorës, pasi ikën gjithë vëllezërit e tjerë për në qelitë e tyre, ai qëndroi brenda në kishë sipas zakonit të tij, që të lutet. Shikon befasisht një shqiponjë shumë të bukur, që fluturonte mbi kokën e tij brenda në kishë. U gëzua shumë nga bukuria e saj dhe donte ta kapte. Mirëpo shqiponja, pak e nga pak largohej dhe ai e ndiqte nga pas, por nuk fluturonte shumë lart, si shqiponjat e tjera. Duke e ndjekur murgu doli jashtë kishës së Manastirit dhe pa e ndjerë ariti në një pyll. Shqiponja u fut në një vend pak si të fshehtë, dhe filloi të psalte një psalmodi të ëmbël dhe engjëllore sa që murgu i magjepsur nga melodia e ëmbël, haroi të gjitha gjërat e kësaj bote dhe me mendimin dhe shpirtin e tij gjendej në Parajsë. Me hirin e Perëndisë nuk ndjente as lodhje, as uri, as ftohtë, ose nevoja të tjera të trupit. Ndjente përbrenda tij kaq ndryshim sa që për 300 vjet dëgjonte i kënaqur psalmodinë engjëllore, sepse shqiponja ishte një engjëll.
Pastaj engjëlli u ngjit në qiej, kurse murgu, kur erdhi në vete nga kjo shëtitje, u kthye në Manastirin e tij, duke kujtuar se kish kaluar vetem një orë që atehere që iku nga Manastiri.
Kur ariti atje, portjeri e pyeti se nga ishte.
-Atehere ai u çudit sepse nuk pa portjerin që njihte dhe i tha : – Unë jam filan murg, nuk më njeh?
Portjeri kujtoi se vizitori i tij kish shkalluar, dhe i tha: – Shko në punën tënde, vëlla, sepse ne nuk kemi të tillë vëlla. Ty nuk të kam parë asnjë herë, as ke hyrë ndonjëherë në këtë Monastir.
Atehere murgu i shastisur dhe njëkohësisht i tronditur, i përshkroi të gjitha karakteristikat e Manastirit, dhe emrat e vëllezërve. Kur dëgjoi këto portjeri e shpuri tek Igumeni dhe ai mblodhi gjithë murgjit por asnjëri nuk e njihte. Atehere murgu «i çuditëshëm» u tha:
-Cuditem dhe nuk mund ta kuptoj se si u bë ky ndryshim brënda një ore që mungova unë nga Manastiri. Deri atje sa të ndryshohen fytyrat tuaja dhe të mos njoh asnjërin nga ju, dhe as ju të mos më njihni mua. Dëshmitari im është Perëndia se nuk ka kaluar as një orë që kur dola nga Monastiri ynë, pëderisa para pak kohe lexuam shërbesën e Mëngjezorës. Dhe Igumen ishte filani, përgjegjësa filanët dhe vëllezër filanët.
Atëhere Igumeni duke shfletuar arshivin e Manastirit, ku ishin të shkruara të gjitha emrat e vëllezërve, që kishin kaluar nga ky Manastir, gjeti emrat e murgjve që i tha ky vëllai dhe pasi e llogariti kohën, kuptoi se kishin kaluar 300 vjet. Atëhere filloi të pyesë vëllanë se ç’lloj njëri është dhe ç’vepra të mira ka bërë në jetën e tij, që të mësojë se si u bë i denjë nga Perëndia për një dhuratë kaq të madhe Ai i tha:
-Nuk njoh asnjë vyrtyt në vetën time, përveç se gjithmonë isha i bindur në porositë e përgjegjësave të mi të Monastirit, kisha dashuri të përsosur për të gjithë dhe nuk skandalizohesha kurë nga asgjë. Veçanërisht kisha shumë dashuri dhe shpresëtari tek e Tërëshenjta Hyjlindëse dhe çdo ditë i lexoja Përshëndetjet e Saj, përpara ikonës së Saj.
Pastaj u tregoi çfaqjen e shqiponjës dhe gjithë historinë e pyllit dhe etërit duke qarë nga gëzimi, e puthnin dhe e shikonin si një njeri qiellor dhe jo si një njeri të zakonshëm, sepse edhe fjalët e tij ishin qiellore dhe Hyjnore. Atehere Igumeni i tha:
-Lëvdo të Plotfuqishmin Perëndi që të bëri të denjë për një vizion kaq të çuditshëm, të cilin nuk e pa njeri tjetër me këtë mënyrë në botën e këtushme dhe jetove diçka nga gëzimi dhe embëlsia e papërshkruar e Parajsës. Por, duhet të dish, i dashur, se kanë kaluar 300 vjet dhe jo një orë, siç t’u duk ty. Kaq gëzim dhe kënaqësi ndjejnë shenjtorët në Parajsë, duke qënë përpara Shën Trinisë, sa që kalojnë me mijra vjet dhe atyreve nuk u duken asnjë ditë për Zotin dhe për Shenjtorët e tij, siç e thotë edhe profeti David, vargun e të cilit tani e kuptove dhe e jetove.
Duke dëgjuar këto murgu lëvdoi Perëndinë, qau nga gëzimi dhe kërkoi të kungohet më Misteret e Shenjta. Kur mori Gjakun dhe Trupin e Krishtit tha:
-Tani përlëshoje shërbëtorin tënd, o Zot…dhe menjëherë dorëzoi shpirtin në duart e të Terëmirit Perëndi.