Kur lutesh me gojë,të lutesh edhe me mendje,të përqendrosh mendimin në fjalët e lutjes.Në qoftë se nga dobësia jote ose nga sulmi i demonëve mendimi yt fluturon,mblidhe përsëri dhe ktheje vëmendjen tek Zoti me zemër të përulur,dhe atëherë shpirti yt do të shijoj frytet e hirit hyjnor.
Si do të shpëtojmë nga zakonet mëkatare?
Sikurse gjarpëri nuk e ndërron lëkurën e tij të vjetër nëse nuk kalon nga një vrimë e ngushtë,po kështu edhe ne nuk i ndryshojmë dot zakonet mëkatare,veshjen e njeriut të vjetër (Ef.4:22) nëse nuk kalojmë nga udha e ngushtë dhe e vështirë e vetëpërmbajtjes dhe e vetësakrifikimit.
Marrë nga libri “Përgjigje pyetjeve të të krishterëve”