/ Jeta Shpirtërore / Studim nga Shkrimi i Shenjtë

Studim nga Shkrimi i Shenjtë

Studim nga Shkrimi i Shenjtë

 

Vini re ato që na thotë Zoti për udhëtimin e jetës sonë:
“Hyni nëpër derën e ngushtë sepse e gjerë është dera dhe e hapët udha që të con në humbje dhe të shumtë janë ata që hyjnë nëpër të.
Sepse e ngushtë është dera dhe e shtrënguar  është udha që con në jetë dhe të paktë  janë  ata  që e gjejnë atë.”(Matth.7:13-14).
Çfarë kërkon të na thotë Krishti me këtë porosi?
Dëshironi të arrini jetën e vërtetë? Shikoni se mos ju gënjen kush dhe merrni rrugë të shtrembër.”Hyni nëpërmjet derës së ngushtë”.Mos u tërheqni dhe mos hyni nga rruga e gjerë dhe e lehtë e mëkatit,ku shikoni të drejtohen shumë njerëz.Mos u gënjeni,mos ecni në rrugën e gjerë dhe të lehtë.Kujdes, sepse  këtu ka rrezik vdekje!
Rruga e një jete të lehtë,rruga e mëkatit të con padyshim drejt tatëpjetës dhe përfundon në një greminë të thepisur që të con drejt humbjes.”Hyni nga dera e ngushtë” .Përpiquni të hyni nga dera e ngushtë,që  nuk të lë të përfytyrosh shumë gjëra.Ndiqni rrugën e ngushtë të virtytit, që skicova unë.Sigurisht që ka pengesa,vështirësi,të përpjeta,por ju con aty ku ju doni.Në jetë ndoshta jo të gjithë njerëzit e preferojnë.Eshtë  e ngushtë dera dhe e ngushtë është rruga,dhe nuk e marrin të gjithë.Mos e humbni guximin.Më dëgjoni  Mua që e di më mirë se kushdo tjetër se si janë gjërat,-na thotë Zoti.”Hyni nëpër derën e ngushtë”.

 

Prof.Dr.Anastasi, Kryepiskop i Tiranës,Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Fragment nga libri:Udhëtim shpirtëror

 

Studim nga Shkrimi i Shenjtë