/ Jeta Shpirtërore / Të mos e lëmë dhimbjen të shkoj dëm!

Të mos e lëmë dhimbjen të shkoj dëm!

Të mos e lëmë dhimbjen të shkoj dëm!

 

Të gjithë mundohemi,vuajmë.Dhimbjen e kemi të pranishme cdo moment.Dhimbje nga vetë ne,dhimbje nga të afërmit tanë,dhimbje nga fëmijët dhe nga shumë të tjerë.Akoma dhe kur dëgjojmë lajme të këqija ndjejmë dhimbje.Vazhdimisht do ndjejme dhimbje për dicka,kjo nuk ndryshon.Pikërisht këtu duhet të përqëndrohemi.Sa mirë do ishte të mos e linim dhimbjen të shkoj dëm!Le ta shfrytëzojmë atë për mirë.Mjafton të mos ankohemi dhe të mos reagojmë fare.Akoma edhe nëse e gjithë bota të bën keq,mos u anko.Asgjë nuk do të bënin nëse nuk do i lejonte Perëndia.Dhe i lejoi sepse kishe nevoj për këtë mundim.Cdo gjë bëhet sipas vullnetit Hyjnor.Juda e tradhëtoi Krishtin.Bëri krimin më të madh,por edhe kjo ndodhi sipas programit të Perëndisë.Ushtarët e kryqëzuan Krishtin ! Tradhëtia,kryqëzimi dhe vdekja e Krishtit janë shpëtimi i botës.

Kur dikush të bën keq mos u merr me gjykimin dhe ankesat ndaj tij.Shikoje dhimbjen me forcë duke thënë:”Të bëhet vullneti yt o Zot” kështu dhimbja nuk shkon dëm por kthehet në dobi të shpirtit tonë.