/ Jeta Shpirtërore / Të mos gjykojmë

Të mos gjykojmë

Të mos gjykojmë

 

Duhet te jemi si bletët të cilat fluturojnë lule më lule duke mbledhur nektar dhe jo si mizat.Edhe ne duhet të mbledhim nektarin duke kushtuar rëndësi vetëm në të mirat që ka i afërmi -vëllai ynë.Për ata që flasin keq dhe paragjykojnë të afërmin, psalmi i Davidit thotë:”Hapni një varr dhe do të shikoni papastërtitë dhe ërën e keqe që mban brenda”. E njëjta erë del nga goja jonë kur gjykojmë të afërmin tonë.

Harrojmë se ne që gjykojmë të tjerët do të gjykohemi nga Perëndia.Harrojmë që nuk kemi asnjë të drejtë të gjykojmë sepse kjo i përket Perëndisë,i cili është Gjykatësi më i Lartë dhe vetëm Ai njeh zemrën e njeriut dhe mund të japi vendim të drejtë.Por ne shpesh gjykojmë të tjerët edhe me fjalë të rënda.Nuk mendojmë që vëllai ynë mund të jetë penduar dhe të këtë marrë ndjesë të mëkatit sepse u pendua thellë.

Nuk vëmë re të metat dhe mëkatet tona por te të tjerët gjejmë shumë gabime.Kërkojmë t’i gjejmë dhe pas kësaj i përhapim tek të gjithë.Tanimë është bërë një ves i keq thashethemi.Na djeg gjuha dhe nxitojmë për të thënë atë që pamë ose dëgjuam .

Të kujdesesh për zemrën tënde,ç’do lëvizje të saj,akoma dhe shfaqet më elementare të pasioneve të saj.Le të kujtojmë gjithmon fjalët e Apostull Pavlit në letrën drejtuar Efesianëve:”Të silleni me njëri tjetrin me mirësi dhe dhembshuri,dhe ta falni njëri tjetrin ashtu si Perëndia na fali nëpërmjet Krishtit”(Ef.4,32).

Duhet t’i falim të tjerët ashtu si tha Krishti,me gjithë zemër.

 

Përkthyer nga N. Ikonomi

Të mos gjykojmë