Tre të moshuarit
Një grua ishte duke u marrë me lulishten e shtëpisë,kur papritur shikon tre të moshuar,të ngarkuar me përvojën e jetës,ti afrohen te hyrja e shtëpisë.Megjithëse nuk i njihte,i thotë:Nuk ju njoh por duhet të keni uri.Urdhëroni të hani diçka.Ata e pyesin:-burri juau është në shtëpi?-Jo,i përgjigjet ajo.-Atëherë nuk mundemi të vijmë,i thonë të moshuarit.
Kur u kthye i shoqi,gruaja i tregoi për ngjarjen. -Le të vijnë tani që u ktheva,i thotë ai.Gruaja doli jashtë dhe i thirri përsëri.-Nuk mund të vimë që të tre,i përgjigjen ata.Gruaja e habitur i pyet përse?I pari i të moshuarve fillon ti shpjegoj duke u prezamtuar.Jam Pasuria,i thotë. I prezamtoi Lumturinë,të moshuarin e dytë dhe së treti Dashurinë.
Tani,i thonë shko tek yt shoq dhe zgjidh cili nga të tre të hyj brenda.Gruaja vrapoi dhe i tregon burrit të saj.Ai,i gëzuar i thotë :sa me fat jemi,të hyj Pasuria! Kështu do kemi çdo gjë që dëshirojmë.Gruaja nuk ra dakort.-E pse mos të kemi gëzimin e Lumturisë?Vajza që i dëgjonte nga cepi i dhomës i thotë:Nuk do ishte më mirë të kishim Dashurinë?Shtëpia jonë do jetë gjithmon e mbushur plot me dashuri!-Le të dëgjojmë vajzën,i thotë i shoqi.Shko jashtë dhe thuaji Dashurisë të hyj në shtëpinë tonë.Gruaja doli jashtë dhe i pyeti:-cili nga ju është dashuria?Le të vij të hajë bashkë me ne.Atëherë Dashuria u nis drejt shtëpisë, por nga pas e ndoqën dhe dy të moshuarit e tjerë! E shtangur,gruaja i pyet: Unë ftova Dashurinë. Pse vini dhe ju?! -Nëse do kishe ftuar Pasurinë ose Lumturinë,atëherë dy të tjerët do qëndronin jashtë shtëpisë.Por tani që ftove Dashurinë,ku shkon Dashuria,shkojmë edhe ne me Të!
Pa pasur rëndësi se ku!Atje ku ekziston Dashuria,do jetë gjithashtu Pasuria dhe Lumturia,i përgjigjen ata!
Përkthyer nga A.Avrami