/ Jeta Shpirtërore / VAZHDIM 2 Lufton për virtytin?

VAZHDIM 2 Lufton për virtytin?

 VAZHDIM 2 Lufton  për virtytin?

Mendohu mos mëkatove me temën prindër-fëmijë (abort,dështime dhe evitim) ose bashkpunon me të tilla mëkate?
Do duhet tërësisht të kontrollosh  veten tënde:
Nëse mëkaton me SYTE e tu :
duke parë të paturp,mëkatarë dhe lakuriq në televizor,kinema revista dhe botime.
Nëse mëkati me GOJEN dhe GJUHEN  tënde :
duke akuzuar priftërinjtë,duke shpifur,duke sharë ose me të tjera veprime.
Nëse mëkaton me VESHET e tu si:
duke dëgjuar fshehur,ose duke dëgjuar anekdoda mëkatare,këngë dhe biseda banale ose akoma edhe muzikë ROK, që është djallëzore,sic e zbulojnë vetë djajtë,por edhe cfarëdo tjetër të turpshme nga të shumtat që qarkullojnë në ditët tona.
Nëse mëkaton me DUART e tua :
Le të  mos harrojmë vëllezërit e mi se me duart njeriu mund të bjerë në shumë mëkate.
Nëse mëkaton me KEMBET e tua:
Sepse i drejtove në ndonjë sallë dogmatikësh ose medium,magjistarësh,fall letrash,fall duke parë filxhanin,ose nëpër Bar dhe kafene të errëta,sepse zakonisht në errësirë i ndërton djalli rrjetat e tij  por dhe në dëfrime mëkatare dhe cdo lloj qejfi,epshi dhe kënaqësie për mishin.Duke harruar t’i drejtosh drejt SHPETIMIT të shpirtit tënd,në SHTEPINE E QETE TE PERENDISE që është KISHA JONE E SHENJTE.Vetëm atje shpëtohet  dhe qetësohet njeriu dhe bëhet gradualisht me përpjekjet e tij personale i qetë,i bekuar,i përulur,i gëzuar,me durim,bindje dhe besim te Krishti ynë për shpëtimin e shpirtit të tij.Si thotë Apostull Pavli “Zoti dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen  dhe t’ia arrijnë njohjes të së vërtetë”(Timoth.2,4).

Rrëfimi është Mister dhe bëhet vetëm tek prifti  dhe jo tek  Ikonat ose diku tjetër.
Spitalet psiqiatrikë do ishin bosh nëse të krishterët do rrëfeheshin dlirë,me sinqeritet dhe bindje tek ati shpirtëror.

 

Shën Paisio

 

Lufton  për virtytin?