/ Jeta Shpirtërore / Vazhdim-Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes së tij nga trupi

Vazhdim-Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes së tij nga trupi

Vazhdim-Kontrolli  i  shpirtit  nga  doganat  ajrore pas  ndarjes  së  tij  nga  trupi

 

5)  Dogana  e  krenarisë  (e  mëndjemadhësisë)     
Duke  u  ngjitur  më  lart  takuam  demonët  e  mëndjemadhësisë, por  këta  nuk  gjetën  asgjë  për  të
më  akuzuar, sepse  unë  isha  e  varfër  dhe  nuk  kisha  asgjë  që  të  krenohesha. 

6)  Dogana  e  blasfëmisë  (ai  që  shan  hyjnorët)  
Kryetari   i   këtyre  demonëve   rinte   me   shumë   egërsi  dhe   kur   na   panë, të   gjithë shtrëngonin
dhëmbët, na  shanin    dhe  bënin  figura  të  ndryshme.  Më    frikësuan  dhe  më  thanë  se  kisha  sharë  tre
herë  të  shenjtat  kur  isha  e  vogël.  Atëherë  ëngjëjt  prunë  si  dokumenta  pendimin  dhe  rrëfimin që  bëra
për  këto  mëkatet  e  mia  dhe  me  uratat  e  Shën  Vasilit ikëm  edhe  nga  kjo  doganë.
7)  Dogana  e  cmirës           
Kur  aritem  këtu, me  ndihmën  e  Krishtit ata  fytyregërit  nuk  kishin  asnjë  akuzë  për  të  më  thënë
dhe  vazhduam  rrugën  tonë  të  gëzuar.  Megjithatë  shtrëngonin  dhëmbët  e  tyre  me  zemërim  dhe  ligësi
të  madhe, duke  dashur  po  të ishte  në  dorë  të  tyre  të  më  përpinin.
8)  Dogana  e  llafazanëve  dhe  e  budallallëqeve   
Në  këtë  batalion  demonik   sundimtarët  e  erësirës   na  kërkonin  që  të  jap  llogari  për  të  gjitha
budallallëqet  që  ndoshta  kam  thenë  kur  isha  e  re.  Edhe  këngët  që  këndoja  kur  isha  e  re, ishin
këngë   satanike   dhe   mëkatare   dhe   vetem   ato   ishin   mjaft   për   t’u   dënuar.   Unë   nuk   dija   ç’të
përgjigjem  dhe  çuditesha  se  si  i mbanin  mend  ato  para  kaq  vjetesh  sepse  unë  i  kisha  haruar.Por
edhe  këtu  me  uratën  e atit  tim  të  Shenjtë, At  Vasilit, kaluam  dhe  vazhduam  më  tutje.
9)  Dogana  e  kamatës  dhe e  mashtrimit  
Kjo  doganë  merr  në  analizë  fajdexhinjtë, edhe  ata  që  mashtrojnë  të  tjerët, edhe  u  marrin  pasuritë.
Filluan  të  më  analizojnë, nëse  mashtrova  ndonjërin  dhe  i  mora  paratë,  nderin ose
punën  e  tij.   Por  meqenëse   nuk   ishin  në  gjëndje   që  t’i   vërtetojnë ato  të  këqia  që  më  thoshin,
megjithëse  shtrëngonin   dhëmbet dhe  më  kërcenoheshin, kaluam  edhe   këtej   pothuajse       pa
probleme.

 

Marrë nga libri “Tregime nga jeta tjetër”
KOSHERJA ORTODOKSE