Si pjemarrës të dhuratave të Krishtit të ngjallur qe na janë dhenë (falur) nepërmjet mistereve të Kishes, duke parë të gjitha fatkeqesit dhe vuajtjet e jetes të shumë njerëzve, ne një shoqatë të rinjsh orthodhoksë, nga vendet e ndryshme të botes, perpiqemi tju tregojmë ketë burim të pashtershem të të mirave gjithë atyre qe nuk e dinë dhe kanë etje për ujin e jetes.
Ne i përkasim Kishës Ortodokse dhe kemi shoqëri misterore me të gjitha Patriarkanët Ortodoksë dhe me të gjitha Kishat lokale Autoqefale si dhe me Malin e Shenjtë. Dëshirojmë komunikimin dhe dialogun, sepse kështu kuptojmë të metat tona dhe detyrat tona ndaj të afërmit. Kemi për këtë punim bekimin si dhe ndihmën e Peshkopëve dhe të Etërve tanë Shpirtërorë.
Përpjekja e jonë si një menyrë spontane komunikimi behet nga dashuria dhe u drejtohet të gjithëve të njohin figuren e Krishtit. Nuk është një propagand fetare qe i kundervihet frymes së ungjillit. Krishti, nuk kerkon pasues me zorë (të fituar me dhunë) të cilet nuk njohin atë të cilin besojnë, por kerkon komunikim me ne qe të na jap faljen e tij dhe shpetimin.
Respektojmë lirin dhe individualitetin e sejcilit, kombesin, gjuhen dhe traditen e tij. Për ketë arsye mesazhi i ungjillit qe ofrohet në keto tekste të orthodhoksisë shumëgjuheshe është i paster në çdo gjuhë, pa prekur ato qe theksuam më lartë (pa paragjykime në lidhje me ato qe theksuam me lartë).
Para së gjithash ne paraqesim saktësinë e besimit dhe jetës orthodhokse, thesarin e adhurimit të kishes, Interpretimin e shkrimeve të shenjta nga eterit e kishes dhe veçanarisht dijen e pervojes dhe komunikimin me njerin-Perendin shpetimtarin tonë, nepërmjet jetes të shenjtoreve tanë.
Shenjtorët tanë përfaqesojnë ikona të gjalla të kryemodelit të Krishtit, sepse ata jetuan simbas ungjillit të tij, imituan dashurin dhe sakrificen e tij për boten. Kisha orthodhokse nuk pushoi kurr deri më sot të nxjerrë në pahë (të verë në dukje) shenjtoret qe me dhuraten qe morren ndihmojmë dhe bejnë mrekullira.
Nëpërmjet kësaj menyre ne përpiqemi të japim kontributin tone në paqen dhe dashurin botrore, pa të cilat bota nuk mund të jetojë. Krishti është Perendia e dashurisë, është drita, e vërteta e zbuluar, është jeta e njërëzve dhe shpetimtari i saj i vetëm.
‘’Shijoni dhe Shikoni çdo gje të Krishtit Perendi ‘’.