/ Misteret e kishës Ortodokse / Pendohuni!

Pendohuni!

Pendohuni!

 

 

“Pendohuni” tha Zoti!
Pendohuni vazhdimisht .Nuk tha pendohuni vetëm një herë,vetëm për një orë ose për një ditë apo për një muaj,por pendohuni vazhdimisht!
Jo vetëm të rrëfeheni,jo vetëm të tregoni gabimet tuaja,jo vetëm të dëshmoni mëkatet por të ndjeni dhimbje me gjithë zemër,të derdhni lot,të ndërroni mëndje!
Ndryshoni,vendosni më mirë të vdisni sesa të mëkatoni përsëri.
Shumë rrëfehen por pak pendohen,thoshte dikush !
Ndoshta rrëfehemi shpesh……
Por sa pendohemi?Sa i plotë është pendimi ynë?
Në ç’analogji është pendimi ynë në lidhje me peshën e mëkateve tona? Sa këmbëngulëse është kërkesa e zemrës sonë për Zotin? Sa e përulur është zemra jonë? Sa ndryshojmë pas ç’do rrëfimi?Sa korrigjohemi?
Shumë besimtarë reagojnë pozitivisht ndaj thirrjes së Perëndisë për pendim.Rrëfehen me sinqeritet dhe me ndjenja dashurie të vërteta për Zotin.Paraqiten përpara atit shpirtëror si një letër e hapur dhe e lexuar.Kanë besimin e drejtë se do iu falen,do fshihen ato që thonë sikur të mos kishin ndodhur kurrë në jetën e tyre.
Prandaj pohojnë me përulësi dhe keqardhje fajin e tyre dhe rrëfehen për të gjitha mëkatet që kanë bërë.
Në këtë mënyrë do marrin ndjesën e gjithë mëkateve që bënë pas Pagëzimit dhe do jenë pranë Perëndisë,paqësor dhe të çliruar nëpërmjet Hirit të Tij!

 

Marrë nga libri: “Misteri i rrëfimit”
Ieromonaku Sava i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga N. Ikonomi

 

Pendohuni!