Si të mbajmë ngrohtësinë e zemrës!
Ngrohtësia e zemrës që ndien është një gjëndje e mirë shpirtërore prandaj duhet mbajtur me kujdes, duhet ruajtur dhe duhet forcuar.Kur shikoni që fillon të largohet,ta sillni përsëri me mënyrën që dini:duke i kushtuar gjithë përkujdesjen dhe duke iu lutur pa ndërprerje Zotit.Që të mos largohet vëmendja nga zemra,duhet tu shmangeni ngasjeve dhe të largoni mendimet dhe gjithë fantazitë.Të largoni gjithë ndjenjat që ju vizitojnë duke ju krijuar përshtypje të rreme që nuk kanë lidhje me lutjet dhe ju largojnë nxehtësinë e zemrës.
Asnjë fantazi të mos formohet në zemër dhe asnjë përkujdesje të mos ju tërheq vëmendjen.Mendje dhe zemër le të jenë të pandara drejt Perëndisë.Ashtu dhe trupi,me ushtrim të vazhdueshëm detyrimi t’i bindet shpirtit.Kështu do të ruani ngrohtësinë e zemrës,sepse ajo është dhuratë e mëshirës hyjnore.Kryesore është t’i luteni vazhdimisht Zotit për qëndrimin e saj (e ngrohtësisë)në zemër.
Oshënar Theofani
Përkthyer nga A. Marini