Veprat dhe përkujdesjet jetike!
Ata që i janë përkushtuar kësaj jete merren me veprat e saj.Ata që kanë mohuar këtë botë,merren me qielloret.
Ju jeni gjysmëkozmik!
Si mund të eci dikush në një rrugë të ndërmjetshme? Miku i botës është armik i Perëndisë.Nuk duket se ka një gjendje të mesme.Por nga ana tjetër pa përkujdesjet jetike nuk mund të jetojmë.Si duhet të veprojmë ? Thjesht të kryejmë ç’do vepër të nevojshme jetike dhe brenda nesh të ngelemi larg saj.Të mos e lëmë zemrën të bëhet rob i këtyre veprave.
Gjithë veprat jetike kërkojnë përkushtim dhe përkujdesje.Por pothuajse gjithmon do mund t’i kthejmë ato në vepra dashurie,durimi dhe bindjeje ndaj vullnetit të Perëndisë.Sepse edhe gjatë kryerjes të angazhimeve më të ngarkuara,është e mundur të mbajmë brenda nesh lutjen.
Rreziku më i madh gjatë këtyre angazhimeve është harresa e Perëndisë dhe rënia e jetës shpirtërore.Dhe do të jetë shumë trishtuese deri në “ftohjen” e plotë të dëshirës hyjnore.Kjo nuk vjen si pasojë e veprave jetike por prej pakujdesisë sonë.
Sepse ne e lejojmë veten të “ndotet” me mendimet,ndjenjat,me dëshirat dhe përkujdesjet kozmike.
Duke filluar ç’do gjë me lutje,duke vazhduar me shpresë dhe duke përfunduar me falenderim,arrijmë të shmangim ndotjen e shpirtit.Kështu ç’do vepër e juaja do jetë e mbuluar me veshje hyjnore dhe nuk do j’ua largoj Zotin nga shpirti.
Edhe kur përfundoni një punë,përpara se të nisni një tjetër,largojeni për pak mendjen dhe zemrën nga to.Qëndroni për pak vetëm me Perëndinë.Kushtojini Atij vëmendjen,mendimet dhe ç’do ndjenjë tuajën.Nëse dëshironi, përsëritni një psalm.Gjatë kohës që punoni,lutuni me mendje.Dhe sapo të kuptoni se lutja ndaloi,fillojeni përsëri pa u vonuar që të shpejtohet rruga juaj drejt Perëndisë.Kjo është vepra kryesore e jetës suaj.
Veprat njerëzore nuk arrihen pa mund.Dhe veprat shpirtërore kërkojnë gjithashtu edhe ato mund të vazhdueshëm.Jeta është e mbushur me përkujdesje.Nëse do duam të çlirohemi prej tyre,nuk do mundemi të mbijetojmë.Dhe ligji hyjnor nuk na kërkon diçka të tillë.Akoma dhe murgjit mbjellin dhe punojnë për veten.Por duhet që të punojmë në mënyrë që të mos “mbytemi” prej tyre.T’i quajmë si detyrë të dytë sepse vepra kryesore e jetës sonë është shpëtimi i shpirtit tonë.
Shën Theofani Englisto
Përkthyer nga N. Ikonomi