Them pra: Ecni sipas Frymës, edhe nuk do të bëni dëshirimin e mishit. 17 Sepse mishi dëshiron kundër Frymës, edhe Fryma kundër mishit; edhe këta janë njëri kundër tjetrit, që të mos bëni ato që doni. 18 Po në qoftë se ju udhëheq Fryma, nuk jeni nën ligj.
19 Edhe veprat e mishit janë të dukshme, të cilat janë kurorëshkelja, kurvëria, papastërtia, shthurrja, 20 idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindjet, zilitë, zemëratat, zënkat, mosmarrëveshjet, herezitë, 21 smirat, vrasjet, dehjet, plangprishjet dhe të ngjashme me këto, për të cilat ju parathem, siç edhe jua parathashë, se ata që bëjnë të tilla, s’kanë për të trashëguar mbretëri Perëndie.
22 Por fryti i Frymës është dashuri, gëzim, paqe, zemërgjerësi, ëmbëlsi, mirësi, besnikëri, 23 butësi, vetëpërmbajtje; kundër të tillave nuk ka ligj.
24 Edhe ata që janë të Krishtit, e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pësimet e me dëshirimet. 25 Në rrojmë sipas Frymës, sipas Frymës edhe të ecim.
Fragment nga Letra drejtuar Galatianëve
(Gal:5:16-25)