/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Apostull Pavli

Apostull Pavli

Apostull Pavli

 

Kurse ne o vëllezër jemi sikurse Isaku,bij të premtimit.Po sikurse atëherë ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas Frymës,kështu është edhe tani.Po çfarë thotë shkrimi?”Dëboje skllaven dhe birin e saj,sepse i biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me të birin e së lirës”.

Kështu pra vëllezër,nuk jemi bij të skllaves por të së lirës.

Qëndroni pra në lirinë në të cilën Krishti na liroi dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë.

Ja unë Pavli,po ju them se në qoftë se rrethpriteni,Krishti nuk do ju bëj dobi aspak.Por i dëshmoj përsëri ç’do njeriu që rrethpritet se ai është i detyruar te zbatojë mbarë ligjin.Ju që kërkoni të drejtësoheni nëpërmjet ligjit,u ndatë nga Krishti,ratë poshtë nga Hiri.

Sepse në frymë, prej besimit presim me durim shpresën e drejtësisë,sepse nëKrishtin Jesu,as rrethprerja, as parrethprerja s’kanë ndonjë forcë,por besimi që vepron me anë dashurie.

Ju vraponit bukur,kush ju pengoi që të mos i bindeni të vërtetës?

Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret.Por majaja e bën të vij gjithë brumin.

Unë kam besim te Zoti për ju,se nuk do të mendoni tjetër gjë ,por ai që ju trubullon juve,kushdo qoftë,do të marrë gjykimin.

 

 

(Gal. 4:28-5:10)

Letra e Apostull Pavlit dërguar Galatasve

Dhjata e Re

 

Apostull Pavli