/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Apostulli i të Djelës

Apostulli i të Djelës

Apostulli i të Djelës

 

Rom.12:6-14 Edhe kemi dhurata të ndryshme sipas hirit që na u dha; në kemi profeci, le të profetizojmë sipas pjesës së besimit që na takon;
7 ose shërbesë, le të qëndrojmë në shërbesë; kush është mësues, le të jepet pas mësimit;
8 kush ka dhuratën e këshillimit, le të japë këshilla; kush jep, le të japë me thjeshtësi; kush është i parë, le të jetë me kujdes; kush përdëllen, le të përdëllejë me gaz.
9 Dashuria le të jetë pa shtirje; urreni të ligën, ngjituni pas së mirës.
10 Të doni fort njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore; kalojeni në nderim njëri-tjetrin.
11 Në punë të jeni të papërtueshëm, në shpirt të nxehtë; Zotit t’i shërbeni.
12 Në shpresë të gëzoheni; në shtrëngim të duroni; në lutje të qëndroni;
13 në nevojat e shenjtëve të ndihmoni; nga mikpritja mos hiqni dorë.
14 Bekoni ata që ju përndjekin; bekoni e mos mallkoni.

 

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë