/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Apostulli i të djelës

Apostulli i të djelës

Apostulli i të djelës

 

1 Edhe ne të fortët kemi detyrë të mbajmë dobësitë e të dobtëve, e jo t’i pëlqejmë vetes.
2 Gjithsecili prej nesh le t’i pëlqejë të afërmit për të mirën që çon në ndërtim.
3 Sepse edhe Krishti nuk pëlqeu vetveten, po siç është shkruar: “Sharjet e atyre që të shajnë ty ranë mbi mua”.
4 Sepse sa u shkruan më përpara, u shkruan për mësimin tonë, që të kemi shpresë me anë të durimit e të ngushëllimit të shkrimeve.
5 Edhe Perëndia i durimit e i ngushëllimit ju dhëntë juve të keni të njëjtën mendje ndërmjet jush sipas Jisu Krishtit;
6 që të lavdëroni njëzëri me një gojë Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jisu Krisht.

Lavdia botërore për Perëndinë
7 Prandaj pranoni njëri-tjetrin, siç ju pranoi edhe Krishti për lavdi të Perëndisë.

 

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë