Atje do takohemi të gjithë! Këtu nuk erdhëm për të qendruar përjetë!
Ç’farë mendon se është vdekja? U mërzite shumë.Por ne të krishterët nuk duhet të mërzitemi,as duhet të na trembi vdekja.
Ç’farë mendon se është vdekja?
Vdekja është porta që kalojmë për të shkuar në përjetësi! Kjo është vdekja….
Dhe nga kjo derë do kalojmë të gjithë.Kjo është e sigurt.Mjafton të jemi të përgatitur dhe ditën e Gjyqit do gjendemi në të djathtë të Zotit tonë Jesu Krisht.
Atje do takohemi të gjithë dhe do shijojmë të mirat e parajsës.Këtu nuk erdhëm pë të qënë të përjetshëm.Erdhëm të provohemi dhe të ikim në jetën e përjetëshme.Mos u trishto për diçka që është e vërtetuar.Këtë e dimë dhe e presim të gjithë.Pavarësisht që disa nuk duan ta pranojnë dhe thonë:”këtu ndodhet edhe ferri edhe parajsa”. Nuk është kështu.Dhe ata vetë e dinë,as vetë nuk e besojnë këtë që thonë.Sepse kur përballen me vdekjen,atëherë kush do i shpëtoj?Në vështirësinë e parë që ndeshin :”o Zot shpëtona” thërrasin edhe ata që nuk besojnë.Atje do takohemi të gjithë!
Këtu nuk erdhëm për të qendruar përjetë!