Besimi është forca jonë
Nëpërmjet shërimit të fëmijës të demonizuar ,Zoti ynë Jesu Krisht na mëson forcën e madhe që ka besimi,lutja dhe kreshmimi.Ky fëmijë mundohej që në moshë të vogël nga demoni,cili e torturonte me mënyra nga me të ndryshmet,shumë herë duke e hedhur atë në zjarr për ta djegur.Babai i fëmijës shkoi te nxënësit e Krishtit por ata nuk arritën ta largonin frymën e keqe nga fëmija.
Atëherë iu drejtua Zotit Jesu Krisht duke iu lutur që ta shpëtoj fëmijën.Dhe Zoti i thotë : nëse ke besim të gjitha janë të mundura për atë që beson.Babai i djalit i përgjigjet : besoj o Zot,ndihmo pabesinë time”.Jesui e urdhëroi frymën e ligë të dilte nga djali dhe u bë sic Ai urdhëroi.
Jesu Krishti u shpjegoi nxënësve se këto frymara të këqija nuk mund të largohen vecse me lutje dhe me kreshmim .
Etërit e Kishës thonë se kreshma ka forcën t’i sjelli njerëzit pranë Perëndisë.Sepse për të krishterët kreshmimi nuk është një përpjekje trupore por përpjekje shpirtërore.
Duke ushtruar përmbajtje në ushqim,Shpirti ynë duke u lutur kërkon- bashkëbisedon me Perëndinë duke kërkuar falje të paudhësive të tij,ndihmën e Perëndisë ,mbrojtjen nga ngasjet e liga dhe dashuri për gjithë të tjerët.
Në këtë mënyrë kreshmimi dhe lutja ushqejnë besimin tonë.Pa pasur besim jeta jonë humb kuptimin e vërtetë.Pa besim ditët tona kthehen në një rutinë dhe shqetesimi ynë i vetëm i referohet të mirave tokësore.Besimi është ai që bën cudira,që sjell mëshirën, sjell ndihmën e Perëndisë,sjell ndryshimin në jetën tonë,sjell Ngjalljen nga vdekja.”Besoj o Zot,ndihmo pabesinë time”.Forco o Zot besimin tim,largo prej meje ngasjet,më jep paqen tënde dhe më mbro nga pësimet që drejtojnë drejt vdekjes shpirtin tim në cdo ditë të jetës sime.
Amin.
Përkthyer nga
A. Avrami