/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Burimi i gjithë të mirave

Burimi i gjithë të mirave

Burimi i gjithë të mirave 

E Tërëshenjta nuk kishte menduar kurrë se do bëhej nëna e Perëndisë.Kur u thirr t’i shërbej  Perëndisë në këtë formë,uli kokën dhe tha:”Ja shërbëtorja e Zotit,u bëftë tek unë sipas fjalës sate”. Që nga ai moment e Tërëshenjta la mënjanë ëndrrat dhe planet që ndoshta kish bërë për të ardhmen,  iu bind bind vullnetit të Perëndisë dhe veproi sic e udhëzoi Perëndia.
Të njëjtën  gjë bëri dhe Josifi por edhe magët.
Njerëzit e Perëndisë janë të gatshëm ta dëgjojnë dhe t’i binden vullnetit të tij duke lënë mënjanë dëshirat apo planet e tyre,edhe kur ato janë të devotshme.Rëndësi ka vullneti i Perëndisë dhe cfarë dëshiron Ai të bëjmë.
Por Herodi nuk kuptoi asgjë nga këto sepse kishte frikë se mos humbte fronin mbretëror.Kur njeriu është egoist dhe vetiak, e ka të pamundur të kuptoj mesazhet e Perëndisë.Por edhe ne të krishterët e “mirë “, është e mundur të jemi skllevër të vetvetes,egoistë dhe vetiak pa e kuptuar.Jemi të krishterë dhe të mirë me të tjerët deri në momentin që  nuk na preket interesi vetiak.Në të kundërt,bëjmë të pamundurën të “shpëtojmë “veten.Këtu buron e keqja.Ne të krishterët duhet të jemi të gatshëm të lëmë mënjanë dëshirat,mendimet, planet dhe programet tona dhe gjithshka i shërben egos tonë.Me gadishmëri t’i mohojmë dhe t’i bindemi Perëndisë.
Sepse nga  këtu  buruan  të gjitha të mirat.Vetë Krishti iu bind vullnetit të Atit Perëndi,erdhi në tokë dhe erdhi shpëtimi në botë .

 

At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses “

 

Burimi i gjithë të mirave