/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Ç’farë na mëson Shën Joan Pagëzori !

Ç’farë na mëson Shën Joan Pagëzori !

Ç’farë na mëson Shën Joan Pagëzori !

 

I gjithë predikimi i Shën Joan Pagëzorit në shkretëtirë mund të përmblidhet në këtë shprehje:”Pendohuni, sepse u afrua mbretëria e qiejve”(Mth.3:2).
Krishti ishte Mbretëria e Qiejve,sepse Krishti ishte Biri i Perëndisë i Cili do përuronte në botë ardhjen e Shpirtit të Shenjtë ,që është Mbretëria e Qiejve.Sepse ku ndodhet Shpirti i Shenjtë,atje është Mbretëria e Qiejve.
Por Krishtin dhe Shpirtin e Shenjtë njeriu nuk mund ta pranoj pa u penduar.
Pendimi është “kushti i domosdoshëm”për të pranuar Jesu Krishtin si Perëndi -njeri dhe Shpirtin e Shenjtë.
Për sa kohë njeriu jeton pa u penduar,i akullt brenda egoizmit të tij,në krenarinë dhe në pasjonet e tij,e ka të pamundur të pranoj Krishtin si Perëndi-njeri dhe Hirin e Shpirtit të Shenjtë.
Prandaj Shën Joan Pagëzori thërriste “pendohuni”, që të zbuteshin zemrat e njerëzve dhe të pranonin Jesu Krishtin dhe Hirin e Shpirtit të Shenjtë.
Por zëri i Shën Joan Pagëzorit arriti deri tek ne dhe predikimi i tij është i përjetshëm.
Edhe ne na thërret të jemi njerëz të pendimit,nëse dëshirojmë të kemi Krishtin në zemër dhe Hirin e Shpirtit të Shenjtë.
Por pendimi nuk është diçka që ndodh njëherë dhe përfundon. Pendimi është një qëndrim i vazhdueshëm jete.
Vazhdimisht duhet të pendohemi që Hiri i Perëndisë të mos largohet nga ne.

 

Marrë nga libri i Arqimandritit Gjeorgjios, Manastiri i Oshënar Grigorit (Grigoriu) i Malit të Shenjtë .
Përkthyer nga A. Marini

 

Ç’farë na mëson Shën Joan Pagëzori !