/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Dëshpërimi,arma më e fortë e djallit!

Dëshpërimi,arma më e fortë e djallit!

Dëshpërimi,arma më e fortë e djallit!

 

Asgjë nuk është më e fortë për djallin se dëshpërimi ynë.Prandaj më shumë e kënaqim kur te ne mbizotëron dëshpërimi ,sesa kur mëkatojmë.
Apostull Pavli na këshillon kështu:
“Tregoni dashuri për atë që mëkatoi sepse e rrëmben djalli për shkak të mërzitjes së madhe që ka”.( 2Kor.2:7)
Brenda në gojën e ujkut gjendet delja.Ta marrim ta shpëtojmë përpara se ta shkatërroj e ta rrëmbej.
Sepse ashtu siç zhytet varka kur fryhet deti dhe dallgët ngrihen lart nga të gjitha anët,kështu edhe shpirti mbytet shpejt kur rrethohet nga dëshpërimi në qoftë se nuk ka dikë që t’i zgjasë dorën për ta ndihmuar.
Na pret shpresat te Perëndia !
Djalli na vë të mendojmë zhgënjimin për të na prerë ç’do shpresë që kemi te Perëndia,këtë spirancë të sigurtë,mbështetjen e jetës sonë,drejtuesin tonë drejt qiellit,shpëtimin e shpirtrave,që ai do që të humbasin.
“Me shpresën shpëtuam”.(Rom.8:24), na mëson Shkrimi i Shenjtë.
Kjo shpresë,si një litar i fortë është varur prej qiellit për të mbajtur shpirtet tanë duke i ngritur dalë-ngadalë në lartësi,përmbi dallgët e fatkeqësive të jetës ata që mbahet fortë për të shpëtuar.

 

 

Shën Joan Gojarti!
Përkthyer nga M. Vasili

 

Dëshpërimi,arma më e fortë e djallit!