Drita e trupit tonë
Të djelën e kaluar dëgjuam se si Krishti pret nga të gjithë ne ta ndjekim,duke lënë pas gjithshka,akoma dhe të afërmit tanë.Por si mund të lëmë gjithshka?! Përgjigjen na e jep vetë Zoti Jesu Krisht:Sytë e njeriut,na thotë,janë llampa,janë drita e trupit tonë.Kështu që kur sytë e trupit janë të ndricuar,i gjithë trupi ynë është i ndricuar.Por nëse drita e trupit tonë është errësirë,atëherë si ngjan kjo errësirë? Me këto fjalë Zoti na thekson se nëse vërtet interesohemi të ndricojmë jetën tonë do duhet të lëmë pas gjithshka që është kundër vullnetit të Perëndisë.Për tu arritur kjo Zoti na qartëson se nuk mund tu shërbesh dy zotërinjve,Zotit dhe satanait njëkohësisht.Sepse ose njërin do ta duash dhe tjetrin do ta urresh,ose njërit do t’i bindesh dhe tjetrin do e përbuzësh.Prandaj mos u merrni me cfarë do visheni dhe cfarë do hani.Shihni zogjtë që as mbjellin as korrin dhe as depozitojnë dhe Ati ynë në qiejt i ushqen.Kështu mos u preokuponi për këto sepse Ati juaj qiellor njeh nevojat që keni.Por kërkoni së pari Mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e Tij dhe gjithë të tjerat do t’ju jepen.