E Diela e grave miroprurëse!
(Marku 15:43,16:8)
Krishti u Ngjall!
“Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?Ai nuk është këtu,por është ngjallur.Shkoni shpejt dhe u thoni nxënësve të Tij dhe Pjetrit se Jisui u Ngjall”.
Cilët ishin njerëzit e parë që përhapën lajmin e mirë për Ngjalljen e Krishtit?
Mos ishin Apostujt? Mos ishin udhëheqësit fetarë? Mos ishin skribët e shkolluar apo njerëzit e ligjit? Cilit ishin të parët që dëshmuan Ngjalljen dhe u dhanë të tjerëve lajmin e mirë?
Ato ishin gra,gra judease.Gra,të cilave nuk u lejohej të flisnin në publik.Gra,të cilat nuk lejoheshin të hynin plotësisht në Tempull apo në Sinagogë.Gra,të cilave nuk u
lejohej dëshmia në gjyq.
Pikërisht këtyre grave iu shfaq Jisui për herë të parë.Ato ishin të parat që mësuan se Krishti u Ngjall dhe u shpallën të tjerëve lajmin e mirë.
Mjaft besimtarë shpesh mendojnë se përgjegjësinë e predikimit të Ungjillit e kanë vetëm priftërinjtë.Ç’do i krishterë ortodoks që ka pranuar Krishtin në jetën e tij,duhet të imitoj gratë miroprurëse.
Të ndash besimin me të tjerët,është njësoj sikur një lypës t’i tregoj një lypësi tjetër se ku e gjeti ushqimin.
Shën Pavli u shkrua Korinthianëve:”Kjo është një nevojë që na është ngarkuar,edhe mjerë unë po nuk predikova Ungjillin!”.
Nëse dikush mendon se besimi është diçka që i përket vetëm atij dhe Perëndisë,gabon. Nëse besimi ynë është i gjallë,nuk është diçka private mes nesh dhe Perëndisë,por është diçka mes nesh,Perëndisë dhe gjithë botës.
Një njeri i Shenjtë thotë:”Shko dhe ofroi dashurinë e Krishtit dikujt tjetër.Tregoju të gjithëve për gëzimin që Perëndia të ka falur në jetë”.
Kështu pra,sot gratë miroprurëse na kujtojnë përgjegjësinë tonë.Le të mos themi “Krishti u Ngjall” vetëm ditën e Pashkës. Le të mos e themi vetëm 40 ditë pas Pashkës! Por le ta themi gjatë gjithë vitit dhe në ç’do rast që na jepet le të themi me zë të lartë: ” Krishti u Ngjall!” dhe le ta ndajmë me të gjithë lajmin e mirë.
Përkthyer nga A.Marini