E djela e Dafinave
Gjashtë ditë para Pashke Zoti u gjend në shtëpinë e Marthës dhe të Marisë,atje ku kishte ngjallur së vdekuri vëllain e tyre Llazarin.Maria I lyen këmbët me miro në shenjë mirënjohjeje dhe Juda ankohet “gjoja” duke treguar interes për të varfërit.
Shohim këtu dëshirën e Marisë për të adhuruar Zotin,e cila nuk llogariti as koston e shpenzimeve dhe as përshtypjet e njerëzve përreth.
Një pjesë e vogël e të krishterëve njohim se sa rëndësi të madhe ka adhurimi ndaj Perëndisë.Zakonisht merremi me gjëra praktike, të kota ashtu si Juda në këtë rats.
Duke marrë shëmbullin e Marisë, duhet të theksojmë se ka rëndësi të madhe dhe të vecantë dëshira e adhurimit ndaj Krishtit e cila nuk shprehet thjesht me disa vepra por është “flaka më e thellë”,dëshira e shpirtit, t’i përkushtohet dhe të adhuroj Perëndinë.Por të pakët janë ata të cilët kapërcejnë vështirësitë e duhura që të arrijnë të kenë këtë marrdhënie-kontakt me Perëndinë dhe këtë gëzim të pashterrshëm.
Ungjillori Joan thekson gjithashtu se shumë njerëz erdhën për të parë Krishtin por kryesisht për të parë Llazarin e ngjallur, kur mbi të gjitha është Krishti.
Në të tilla raste njerëzit rendin që të shuajnë kurreshtjen dhe të dëgjojnë ndonjë informacion dhe jo për të pasur një marrdhënie personale me Krishtin.Për tu cuditur kjo gjë!!!
Ne të krishterët sa të interesuar jemi për tu takuar me Krishtin?
Zakonisht na interesojnë dhe merremi me shumë gjëra interesante që janë rreth Krishtit por vetë Krishtin nuk e kërkon askush.Nuk kanë dëshirë njerëzit të ecin për krahë me Krishtin dhe të shkojnë atje ku shkon Ai, drejt “pësimeve” dhe rrugës që i drejton Ai.
Duke hyrë në Javën e Madhe le të kemi parasysh këto dhe me Hirin e Perëndisë këtë herë të jemi atje, bashkë me Zotin.Të ndjejmë dashurinë e Tij por dhe ta duam pa interes dhe pa pritur përfitim (në të tilla momente nuk mund të mendoj kush çfarë do përfitoj).Në të vërtetë të vdesim dhe të ngjallemi bashkë me Zotin në jetën e re.
At Simeon Kragiopoulos Manastiri “Lindja e Hyjëlindëses”
E djela e Dafinave