/ Predikime-Katekizma- Artikuj / E djela e pestë e kreshmës

E djela e pestë e kreshmës

E djela e pestë e kreshmës

(Mk.10:32-45)
 
Ungjilli i sotshëm  na tregon  se po afrohet dita e sacrificës  së Zotit tonë  Jesu Krisht.
Zoti e di se po afron kjo ditë por kërkon të përgatisë nxënësit e Tij për këtë ditë që të mos  përcahen kur të ngelet pa mësuesin e tyre.Duke u ngjitur për në Jerusalem u përshkruan me hollësi apostujve ato që do pësoj për shpëtimin e njerëzimit. “33 se ja tek po ngjitemi në Jerusalem, edhe i Biri i njeriut do t’u dorëzohet kryepriftërinjve dhe shkruesve, edhe do ta gjykojnë për vdekje, edhe do t’ua dorëzojnë kombeve; 34 edhe do ta përqeshin, edhe do ta fshikullojnë, edhe do ta pështyjnë, edhe do ta vrasin, edhe të tretën ditë do të ngjallet.(Mk.10:33-34).
Nxënësit e dëgjonin Jesuin të heshtur dhe të frikësuar.
Dy prej nxënësve i afrohen Jesuit dhe i thonë :na vendos të rrimë njëri në të djathtë dhe tjetri në të majtë të fronit tënd ,pa ditur dhe pa kuptuar se c’kërkonin .
Jesu Krishti iu përgjigj :”A mundeni të pini potirin që pi unë, edhe të pagëzoheni me pagëzimin që pagëzohem unë? 39 Edhe ata i thanë: Mundemi. Edhe Jisui u tha atyre: Potirin, që pi unë, do ta pini, edhe me pagëzimin, që pagëzohem unë, do të pagëzoheni. 40 Por të rrini nga e djathta ime e nga e majta ime, nuk është puna ime ta jap, po do t’u jepet atyre, për të cilët është bërë gati. (Mk.10:38-40)
Jesu Krishti vazhdoi  duke i mësuar se për t’u bërë të “lartë “, një është rruga.Më parë të bëheni të drejtë.Të bëheni të përulur dhe tu shërbeni  të tjerëve.
“Sepse Biri i njeriut nuk erdhi të shërbehet po të  shërbejë edhe të japë jetën e Tij shpërblim për shumë”(Mk.10:45).
Vetë Zoti Jesu Krisht erdhi në botë si një njeri i thjeshtë,i varfër dhe i përulur.Dhe kur ishte nevoja të hapi rrugën drejt qiellit, nuk nguroi të sakrifikohet për botën.Vetë mësuesi i tyre është shëmbull për nxënësit,për apostujt e Tij.
Shumë nga ne mund të respektojmë dhe të adhurojmë ata që janë të “lartë ” në këtë shoqëri por në sytë e të Lartit Perëndi i drejti është  i nderuar dhe jo  ai që ka pushtet.
 
 
Përgatitur  nga A. Avrami
 

E djela e pestë e kreshmës