E Enjte e Madhe
Të Enjten e Madhe në Kishë, nëpërmjet shërbesave përjetojmë ngjarjet e ditës së fundit të jetës të Zotit Jesu Krisht në tokë.Zoti kërkoi të ulej bashkë me nxënësit e Tij në darkë .I dërgoi në qytet dhe u tha:”Shkoni te filani dhe i thoni:Mësuesi thotë :Koha ime është afër .Do të bëj pashkën tek ti bashkë me nxënësit e mi.Edhe nxënësit bënë sic i porositi Jesui edhe përgatitën pashkën.(Mt.26: 18-19)
Kjo është Darka Mistike gjatë së cilës Zoti Jesu Krisht u dorëzoi nxënësve të Tij Misterin e Falënderimit Hyjnor.
Para se të fillonte darka,Zoti Jesu Krisht i lau këmbët nxënësve të Tij.Nëpërmjet këtij veprimi,donte t’i mësonte nxënësve dhe nëpërmjet tyre gjithë botës që të jenë të thjeshtë ,t’i shërbejnë njëri -tjetrit dhe gjithë njerëzimit.
“Dhe ndërsa ishin duke ngrënë Jesui morri bukën,e bekoi dhe ua dha nxënësve e tha :Merrni hani ,ky është trupi im.Mori potirin edhe si falënderoi ua dha atyre duke thënë
: pini prej këtij të gjithë ,sepse ky është gjaku im i dhjatës së re që derdhet për shumë veta për ndjesën e mëkateve”. (Mth.26:26-28)
Pas Darkës Mistike,Jesui bashkë me nxënësit e Tij u ngjit në malin e ullinjve.Nxënësit i mundi gjumi por Jesui u largua,ra në gjunjë dhe filloi të lutej.
Pastaj shkoi te nxënësit dhe u tha: “Ja tek u afrua ora edhe Biri i njeriut jepet në duar mëkatarësh.Ngrehuni le të shkojmë.Ja tek u afrua ai që do më dorëzojë”.(Mth.26:45-46)
Ndërsa ishte duke thënë këto ,vjen Juda (një nga nxënësit e Tij i cili kishte marrë 30 monedha argjendi për ta tradhëtuar atë ) bashkë me kryepriftërinjtë. Iu afrua dhe e puthi sepse i kishte thënë kryepriftërinjve :ai që do puth,ai është,kapeni,dhe e arrestuan Jesuin.
Në 12 Ungjijtë që lexohen sot përshkruhen Pësimet e Zotit tonë Jesu Krisht.
Pas Ungjilit të 5-të ,del Krishti i Kryqëzuar.Gjatë natës qëndrojnë në Kishë bashkë me Krishtin e Kryqëzuar shumë besimtar duke vajtuar dhe duke u lutur.
Përgatitur nga A. Marini
E Enjte e Madhe