E Marta e Madhe
Të Martën e Madhe kujtojmë paravolinë e Dhjetë Virgjëreshave dhe paravolinë e Talandeve.
(Mth.25:1-13)
Atëherë mbretëria e qiejve do të ngjajë me dhjetë virgjëresha, të cilat morën llambat e tyre dhe dolën të presin dhëndrin. 2 Edhe nga ato, pesë ishin të mençura dhe pesë të marra. 3 Ato të marrat, kur morën llambat e tyre, nuk morën vaj me vete. 4 Po të mençurat morën vaj në enët e tyre bashkë me llambat e tyre. 5 Edhe si u vonua dhëndri, dremitën të gjitha edhe flinin. 6 Edhe në mes të natës u bë një thirrje: Ja dhëndri tek po vjen; dilni për ta pritur atë. 7 Atëherë, gjithë ato virgjëreshat u ngritën dhe ndreqën llambat e tyre. 8 Po të marrat u thanë të mençurave: Jepnani nga vaji juaj, sepse llambat tona po shuhen. 9 Edhe të mençurat u përgjigjën, duke thënë: Jo, se ndoshta nuk do të na mjaftojë neve dhe juve; po më mirë shkoni tek ata që shesin dhe blini për veten tuaj. 10 Edhe kur po shkonin të blinin, dhëndri erdhi; edhe ato që ishin gati hynë bashkë me të në dasmë, edhe u mbyll dera. 11 Po pastaj vijnë edhe virgjëreshat e tjera, e thonë: Zot, zot, hapna. 12 Por ai u përgjigj e tha: Me të vërtetë po ju them juve, nuk ju njoh.
13 Rrini zgjuar pra, sepse nuk e dini ditën, as orën, në të cilën vjen Biri i njeriut.
Kisha na thërret të jemi gati për të pritur “Dhëndrin”, i cili do të vij papritur,duke mbajtur ndezur lambadhet e virtyteve.Të jemi gati në cdo moment të jetës sonë,pa na gjetur në befasi vdekja.Të jemi gati ashtu si pesë virgjëreshat e mencura,që të presim Zotin dhe të hyjmë bashkë me Të në “dasëm”,në mbretërinë e Tij të ndricuar shpirtërisht dhe trupërisht nga drita e virtyteve.
Përgatitur nga M. Vasili