/ Predikime-Katekizma- Artikuj / E Shtuna e Llazarit

E Shtuna e Llazarit

E Shtuna e Llazarit

 
Këtë të Shtunë kremtojmë Ngjalljen e  Llazarit nga Zoti ynë Jesu Krisht.Llazari,vëllai i Marthës dhe i Marisë jetonte bashke me motrat e tij në Vithani të Jerusalemit.Jesu Krishti kishte qëndruar në shtëpinë e Llazarit gjatë kohës që ishte  në Vithani,dhe motrat e tij e kishin mirëpritur me  respekt dhe dashuri të  madhe.
Pak ditë para pësimeve të Krishtit,Llazari u sëmur rëndë.Martha dhe Maria,dërguan lajm te Zoti Krisht i cili ndodhej në Galile por Ai nuk shkoi menjëherë tek ato.Dhe kjo vonesë nuk ndodhi rastësisht por për një qëllim të caktuar.
Kur arriti Krishti në Vithani, Llazari kishte katër ditë që kishte vdekur.Ngushëlloi motrat e tij dhe kërkoi ta conin te varri i mikut të Tij Llazarit.Kur arriti te varri,Jesui  derdhi lot.Më pas   urdhëroi të largonin gurin e varrit.Atëherë ngriti sytë në qiell,falënderoi Atin Perëndi dhe me zë të lartë thirri:-“Llazar dil jashtë “.
Llazari megjithëse kishte katër ditë që kishte vdekur,u ngrit dhe  doli  jashtë.Zoti urdhëroi t’i hiqnin pëlhurën që e kishin mbështjellë dhe të shkonte në shtëpi.
“43Edhe si tha këto, thirri me zë të madh: Llazar, dil jashtë. 44Edhe i vdekuri doli, lidhur këmbë e duar me rripa pëlhure; edhe fytyra e tij ishte mbështjellë me shami. Jisui u thotë atyre: Zgjidheni, edhe lëreni të shkojë.( Jn.11:34-44)
Tradita e lashtë na tregon se Llazari jetoi edhe 30 vjet të tjera dhe vdiq në vitin 63 pas Krishtit  në Qipro.
Karakteristikë e jetës së tij pas ngjalljes është  fakti që ai nuk qeshi më përvecse një herë kur dikush  volli një vazo balte.Llazari qeshi duke thënë këto fjalë:” vodhi balta baltën”.
 Kisha jonë kremton Ngjalljen e Llazarit të Shtunën para javës së pësimeve të Zotit tonë.
 
 
Përkthyer nga A. Marini
 

E Shtuna e Llazarit