Erdhi ora!
(Joani 17:1-13)
Ungjilli i sotshëm përmbam lutjen e Zotit drejtuar Atit te Tij: “Atë erdhi ora,lavdëro Birin tënd, që të të lavdëroj edhe yt Bir”.
“Erdhi ora” .Këtë orë Zoti e njihte,e priste dhe “ecte drejt asaj” .Eshtë ora e pësimit,ora e sakrificës,ora e kryqëzimit.Ora ku do të shkatërrohet vepra e djallit,mëkati.Ora në të cilën Zoti do pastroj njeriun dhe do e vendos përsëri në parajsë.Krishti ishte i pamëkatshëm dhe ecën drejt pësimit.Ne jemi gjatë gjithë kohës mëkatarë dhe duhet vazhdimisht të përgatitemi për këtë orë,dhe c’do herë sikur të jetë momenti i vetëm dhe i fundit.Duhet të reagojmë ndaj rrezikut të rutinës.Nëse nuk shqetësohesh dhe nuk tronditesh,nëse nuk ç’rrënjoset nga brënda teje mëkati,pasionet dhe dobësitë, dhe thjesht vazhdojmë dhe ecim,atëherë kjo është e rrezikshme.C’do shenjtor në c’do moment qante përpara Perëndisë për mëkatet e tij me lotë të nxehtë pendimi si të ishte në momentet e fundit të jetës,sikur të ish për të ora e parë dhe e fundit.Ky është një “mister ” i madh për secilin nga ne:”Erdhi dhe ora ime o Zot.Jam gati të derdh lot pendimi,të përulem,të kryqëzohem bashkë me Ty.Eshtë koha për ta bërë këtë gjë fakt,të kryqëzohet brënda meje mëkati,njeriu i vjetër dhe të shfaqet në ekzistencën time lavdia e Zotit,drita qiellore,Hiri yt që të jetoj ashtu si më do Ti,i kuruar nga mëkati dhe i ngjallur në jetën e re më Krishtin.
At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses ”
Erdhi ora