Fjalë të urta
“A do të dish se kush rënkon vazhdimisht dhe i vjen keq për veten? Se kush ka gjithnjë grindje dhe ankohet për të tjerët? Se kush ka sy të mjegulluar dhe plagë në zemër,të cilat nuk i mbyllen? Janë ata që rrinë natën vonë duke pirë verë dhe që nuk lënë rast pa provuar cdo pije të re.Mos u mashtro nga vera.Ajo vezullon nëpër gotë dhe shket me lehtësi nëpër grykë, por pastaj të merren mendtë sikur të kenë kafshuar nepërka,sheh gjëra që nuk ekzistojnë fare dhe flet marrëzi.Ti e ndien veten sikur je në një det të tërbuar,si një njeri që rri në kullën e vrojtimit të anijes.Kur të vish përsëri në vete do të thuash:”sigurisht dikush më ka rrahur dhe nuk kam vënë re asgjë! Siç duket tani jam zgjuar! Si mund të më kthjellohet koka? Më duhet një pikë verë.”(Fjalët e urta 23:29-35).
“Qëndro larg atyre që dehen me verë dhe që e mbushin barkun me mish! Pijaneci dhe grykësi bëhen përtacë dhe më në fund kanë vetëm lecka në trup.”( Fjalët e urta 23:20-21).
Fragment nga shkrimet “Fjalët e urta”
Dhjata e vjetër