/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Fjetja e Hyjlindëses Mari

Fjetja e Hyjlindëses Mari

Fjetja e Hyjlindëses  Mari

 

Në lindjen tënde virgjërinë e ruajte,në fjetjen tënde s’e neverite botën o Virgjëreshë.Në jetën e qiellit shkon, jetën si linde këtu mbi dhe.Dhe i shpëton gjithënjë prej vdekjes shpirtet tona o Hyjlindëse.

Kur Zoti Jesu Krisht ishte mbi Kryq porosit ungjillorin Joan të marrë në shtëpinë e tij nënën e Tërëshenjtë.

Kur erdhi ora e përfundimit të jetës  së saj tokësore,ëngjëlli i Zotit e njoftoi tre ditë më parë. 
Gëzimi i Hyjlindëses ishte i madh sepse do shkonte pranë Birit të saj dhe Perëndisë së gjithë botës.

Shkoi u lut dhe më pas u kthye në shtëpinë e Joanit dhe i bëri të ditur “fjetjen” e saj.

Sipas Traditës së Shenjtë,ditën e tretë(pas shfaqes së engjëllit),pak orë para “fjetjes” së Hyjlindëses,Apostujt nuk ndodheshin të gjithë në Jerusalem por në vende të largëta duke predikuar Ungjillin.Atëherë një re i rrëmbeu dhe i solli para krevatit ku ishte e shtrirë Hyjlindësja dhe priste “fjetjen” e saj. 

Pasi “fjeti”,me psalme dhe himne e vendosën në varr në Gjesthemani.

Sipas programit të Perëndisë,njëri prej Apostujve i cili nuk ishte i pranishëm në varrimin e saj,kërkoi të hapnin varrin dhe të merrte dhe ai bekimi prej saj.Kështu,pas tre ditësh hapën varrin dhe të cuditur panë se Hyjlindësja Mari u ngjall trupërisht dhe u ngjit në qiell.

Dhe sigurisht i gjithë njerëzimi,me mirënjohje për ndërmjetimet e saj tek Shpëtimtari Jesu Krisht,i thërret:”Gëzohu o nënë e jetës”.

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Fjetja e Hyjlindëses  Mari