/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Fotografia e trishtuar e Shën Marisë

Fotografia e trishtuar e Shën Marisë

Fotografia e trishtuar e Shën Marisë

 

Kjo foto është bërë në vitin 1903 dhe u dha  nga arkiva e manastirit për tu publikuar në vitin 1997.
Murgjit e manastirit të Shën Pandeleimonit,manastiri rus  në Malin e Shenjtë ndihmonin cdo vit me ushqime   manastiret që ishin më të varfëra.Duke qënë se depot e tyre po boshoheshin vendosën që ky të ishte viti i fundit që jepnin ushqime.

Murgu Gabriel po përgatitej të nxirrte fotografinë që bënin cdo vit si kujtim pas shpërndarjes së ushqimeve. Atëherë vuri re se një grua kalonte ndërmjet tyre me një mënyrë të cuditshme.Nxorri foton në atë moment duke fotografuar kështu edhe gruan që vetëm ai shihte.Gruaja në foto doli e ndricuar  prej drite por e trishtuar.Murgjit dolën në përfundimin se kjo grua ishte Shën Maria,e cila ishte e trishtuar sepse nuk dëshironte që murgjit të ndalonin bamirësinë.Etërit e ndryshuan vendimin e tyre dhe vazhduan të ndihmonin manastiret që kishin nevoj.
 
Përkthyer nga A. Avrami
 
 

Fotografia e trishtuar e Shën Marisë