Gjëja më e çmuar në tokë!
Kërkoi Perëndia nga ëngjëjt t’i sillnin gjërat më të çmuara që kishte në tokë.Ëngjëjt filluan të kërkonin anë e mbanë botës.Sollën shumë gjëra të bukura dhe të çmuara,por tre nga ato veçonin.Njëri prej ëngjëjve pruri përpara front të Perëndisë një margaritar.Ishte një pikë djerse e një personi që përpiqej me ndershmëri të mbante familjen.
“-E bukur,por ka edhe më të bukur se kjo”,i thotë Perëndia.
Ëngjëlli i dytë solli një rubin.Ishte një pikë gjaku e një heroi.Ëngjëjt menduan se kjo ishte vërtetë më e çmuar se e para.
“-Ka diçka më të çmuar akoma” ,u thotë përsëri Perëndia.
Atëherë gjithë vështrimet u përqendruan te ëngjëlli i tretë,i cili u afrua me përulësi dhe la përpara fronit të Perëndisë një diamat që shkëlqente si asnjë tjetër.Ishte loti i një mëkatari,i cili i ulur në gjunjë ,rrëfente mëkatet te ati shpirtëror.
“-Kjo është gjëja më e çmuar”, tha Perëndia!
Vërtet,sa shumë vlen pendimi dhe Misteri i rrëfimit!
Këtë na e thotë dhe vetë Zoti ynë Jesu Krisht në Ungjillin sipas Lukait: “7Po ju them juve, se kështu do të jetë më tepër gëzim në qiell për një mëkatar që pendohet, se për nëntëdhjetë e nëntë të drejtë, të cilët s’kanë nevojë për pendim.
8Apo cila grua që ka dhjetë dhrahmi, në i humbtë një dhrahmi, nuk ndez kandilin dhe nuk fshin shtëpinë dhe nuk kërkon me kujdes, deri sa ta gjejë? 9Edhe si ta gjejë, thërret mikeshat e fqinjat, duke thënë: Gëzohuni bashkë me mua, se gjeta dhrahminë që humba. 10Kështu, po ju them juve, bëhet gëzim përpara engjëjve të Perëndisë për një mëkatar që pendohet.” (Lk.15:7-10).
Marrë nga libri Gjerondiko