E Premte e Madhe (E premte e zezë)
Gjithë gjeneratat, vaje të blatojne, o Krishti im mbi varrin
Të Premten e Madhe të krishterët në mbarë botën kujtojnë-përjetojnë pikën kulminante të “dramës hyjnore”,kryqëzimin e Zotit dhe Perëndisë tonë Jesu Krisht.
Pas arestimit në Malin e Ullinjve Zoti Jesu Krisht u gjykua nga Kryepriftërinjtë të cilët e kishin vendosur dënimin e Tij përpara se ta arrestonin. Kryepriftërinjtë donin vdekjen e Tij.Për arsye se ata nuk kishin pushtet për të marrë këtë vendim,e morrën Jesuin dhe e dorëzuan te qeveritari i Jerusalemit,te Pondi Pilat.Pilati e morri Jesuin në pyetje por nuk gjeti asgjë kundër Tij,për të merituar dënimin me vdekje.Dhe ndërsa ai po rrinte mbi fronin e gjyqit, gruaja e tij dërgoi dikë tek ai, e i tha: Ti mos i bëj gjë atij të drejti, sepse sot pësova shumë në ëndërr për atë.
Qeveritari kishte zakon për të kremte t’i lëshonte popullit një të burgosur, atë që ata vetë do zgjidhnin. Bashkë me Jesu Krishtin atë ditë ndodhej dhe një i burgosur që quhej Baraba.
“Edhe qeveritari u përgjigj e u tha atyre: Cilin nga të dy doni t’ju lëshoj juve? 22 Edhe ata thanë: Barabën. Pilati u thotë atyre: Ç’ta bëj pra Jisuin që quhet Krisht? Të gjithë i thonë: Le të kryqëzohet. 23 Edhe qeveritari tha: Përse, ç’të keqe ka bërë? Po ata bërtitnin më tepër, duke thënë: Le të kryqëzohet. 24 Edhe Pilati, si pa se s’ka dobi, po më tepër bëhet trazirë, mori ujë e lau duart përpara turmës, duke thënë: I pafajshëm jam nga gjaku i këtij të drejti. Ju keni për të parë. 25 Edhe gjithë populli u përgjigj e tha: Gjaku i tij qoftë mbi ne, edhe mbi bijtë tanë.26 Atëherë u lëshoi atyre Barabën. Dhe Jisuin, si e fshikulloime shufër, e dorëzoi që të kryqëzohet.(Mth.27:21-26).
Menjëherë pas urdhërit të Pilatit,ushtarët e morrën Jesu Krishtin.E zhveshën dhe i dhanë të hidhte përsipër një rrobë të kuqe.Thurrën një kurorë me gjemba dhe ia vunë mbi krye dhe filluan të talleshin me Të duke i thënë:”përshndetje o mbret i Judenjve”
Pasi e tallën,e bështynë dhe e goditën, i dhanë të vishte përsëri rrobat e Tij dhe e cuan ta kryqëzojnë.Arritën në vendin e quajtur Golgotha,(vendi i kafkës) dhe e kryqëzuan bashkë me dy kusarë,një në të djathtë dhe një në të majtë.Nga ora e gjashtë e deri në orën e nëntë u bë errësirë.Dhe rreth orës së nëntë Jesui thirri me zë të lartë :”Eli Eli lama sabakthani” që do të thotë “Perëndia im,Perëndia im përse më braktise?”,dhe dha shpirt.Në atë moment qielli u hap,toka u tund dhe të gjithë ata që ndodheshin atje të frikësuar thanë:”me të vërtetë ky paska qenë Bir Perëndie”.
Trupin e Krishtit e zbriti nga Kryqi Josifi nga Arimathea,i cili shkoi te Pilati dhe kërkoi ta varroste Zotin.Josifi e mbështolli me pëhurë trupin e Tij dhe e vendosi në një varr të ri.
Kryeprifterinjtë kërkuan nga Pilati të vinin roje për të ruajtur varrin se ndoshta vijnë nxënësit e Tij e marrin fshehtazi dhe i thonë popullit që u ngjall sic ju paratha. Shkuan kryepriftërinjtë dhe siguruan varrin,duke vulosur gurin e varrit bashkë me rojet.
Gjatë paradites të së Premtes së Madhe në Kishë kryhet shërbesa e orëve dhe pasdite të gjithë besimtarët shoqërojnë Epitafin duke psalur Vajtimet.
Përgatitur nga M. Vasili