Gjykimi ndaj të tjerëve!
Kurrë mos dëgjoni dhe kurrë mos respektoni atë që gjykon të afërmin.
“Hesht thuaji, unë bëj ç’do ditë gabime më të mëdha .Si mund të gjykoj tjetrin?”
Kështu,me të njëjtin ilaç edhe veten e mbron edhe mikun tënd e kuron.
Pse e gjykojmë kaq thjesht tjetrin?
Sepse nuk njohim mirë veten.Ai që ka dijeni të plotë për veten,nuk shikon asnjëherë gabimet e vëllait të tij.
Si mund të çlirohemi nga zakoni i keq i gjykimit?
“Përpara se të gjykosh,analizon veten” thuhet në Dhjatën e Vjetër.”Analizo veten”, ja një armë e mirë ndaj gjykimit.Ta vendosësh veten në vendin e tjetrit duke menduar :Ndoshta bëj dhe unë të njëjtat me atë?Ndoshta unë do veproja më keq në të njëjtat rrethana?
Apostull Pavli i shkruan kështu të krishterëve të Romës:”Ti njeri që bëhesh gjykues i të tjerëve,je fajtor.Sepse duke gjykuar tjetrin,dënon vete tënde sepse edhe ti bën të njëjtat,gjykues”(Rom.2:1).
Por edhe Zoti çfarë na thotë?
“Mos gjykoni, që të mos gjykoheni. 2 Sepse me çfarë gjykimi gjykoni, do të gjykoheni; edhe me çfarë matësi matni, do t’ju matet edhe juve.3 Edhe pse shikon lëmishten në sy të vëllait tënd, edhe ja traun që është në syrin tënd nuk e ndjen?”(Mt.7:1-3).
Të kujtojmë gjithmon se te kriteret e Perëndisë do na kërkohen frytet e dashurisë.Dhe ai që ka dashuri,nuk gjykon.
Marrë nga libri “Gjerond Evstratio Golovanaki”
Përkthyer nga A. Marini