Prindërit e Shën Marisë,Joakimi dhe Ana i luteshin Perëndisë tu jepte një fëmijë.Megjithëse ishin në moshë të madhe,luteshin vazhdimisht duke shpresuar se Perëndia do e përmbushi kërkesën e tyre.I premtuan Perëndisë se nëse do i dhuronte një fëmijë,sapo të mbushi tre vjeç,do e çojnë të jetoj në Tempull,duke ia përkushtuar fëmijën Perëndisë.
Vajza që Perëndia u dhuroi e quajtën Mari,Mariam.Kur Maria mbushi moshën tre vjeçare,prindërit e drejtë e mbajtën premtimin e tyre dhe e çuan vajzën në Tempull.Atje e priti kryeprifti Zaharia,i ati i Shën Joan Pagëzorit.
12 vjet qëndroi e Tërëshenjta në Tempull.
Hylindësja Mari është e vetmja femër që mblodhi gjithë virtytet duke qënë me të vërtetë Hirëplote.Këtë vajzë hirëplote zgjodhi Perëndia për të lindur Shpëtimtarin e botës,Zotin tonë Jesu Krisht.
Këtë ngjarje, hyrjen e Hyjlindëses Mari në Tempull feston Kisha jonë sot.