Ik, Perëndi!
Ik, Perëndi! Titull i çuditshëm – fjalë vetëshkatërruese; fjalë e thjeshtë, por edhe e ashpër dhe, fatkeqësisht, tepër shpesh e vërtetë…
Befasohemi! Ne dimë që “është i mirë dhe i dobishëm Zoti mëshira e Tij [zgjat] në shekuj” (Ps. 99.5). E dëshirojmë: “Zoti i fuqive është bashkë me ne, ndihmësi ynë është Perëndia”, që thotë përsëri Libri i Psalmeve (45.12). Në fund të fundit, do të mohojmë dobinë tonë? Mbrojtjen e Tij?
Panë pra, dy të demonizuarit shumë të ashpër, përbindëshat e krahinës, Mesian “dhe bërtitën duke thënë: Çfarë lidhje ka mes nesh dhe teje, o Jisu, bir i Perëndisë”? Çfarë lidhje kemi ne demonët me Ty?
E quajnë Bir të Perëndisë, në të kundërt me njerëzit që, përveç përjashtimeve të rralla (p.sh. Matth. 16.16), E quanin, më e shumta, deri Bir të Davidit (p.sh. Lluk. 18.38). Drejtësohet pra, Vëllai i Perëndisë, Jakovi, që shfaqte se “dhe demonët besojnë dhe frikësohen”, tmerrohen” (2.19), por nuk bëjnë asgjë më tepër për pendimin dhe shpëtimin.
Kështu, frymërat dinake i luten Krishtit të mos i dërgonte në skëterrën e Hadhit, që të mos torturohen, por t’iu lejojë të hyjnë në një tufë derrash që po kulloste kulloset atje.
Dhe demonët futen te derrat, që atëherë nga frika ose nga mania, ose dhe nga të dyja këto, vërsulen dhe mbyten në liqen. Shfuqizohet tani, qoftë dhe me zor, pa dashur, shkelja e Ligjit të Moisiut nga pronari i tyre.
Cili është vazhdimi? U bë alarm. “Dhe ja gjithë qyteti doli në pritje të Jisuit”. Përse? Që t’i faleshin mrekullibërësit? Jo! Që Ta falënderonin që shpëtoi dy bashkëqytetarët e tyre të mjerë? Jo! Që t’I shprehnin mirënjohjen e tyre që zgjidhi kërcënimin publik, “se nuk guxonte askush të kalonte përmes asaj rruge”? Jo! Që Ta shihnin, qoftë dhe vetëm nga kureshtja? Jo!
Por, përse u bë alarm dhe “doli gjithë qyteti”? Ishte alarm rreziku. Të gjithë I luteshin – me butësi dhe mirësjellje, të mos kishin ngatërresa me Të; Mrekullibërës ishte; iu nxori demonë të tjerëve, do të demonizonte ata? – E “lutën që të ikte nga rrethinat e tyre”. Do të kishin, me sa duket, shumë derra, por më shumë pasione derrash. Perëndinjeriu përdëllimtar, zemërgjerë, dhe i butë “hyri në anije” dhe iku…
Le të vijmë te vetja jonë; le të shqyrtojmë si dhe përse ne e dëbojmë herë-herë Krishtin.Por ekzistojnë dhe raste që përkohësisht shqetësohemi kur paraqitet Krishti. Për shembull, thamë që dhe një sëmundje mund të jetë vizitë e Krishtit. Fliste me vete i lumuri atë Efrem Katunakioti, personalitet i shquar bashkëkohor i Malit të Shenjtë: “Efrem, ja Krishti është në këmbët e tua!” – vuajti shumë vjet nga ekzema torturuese e këmbëve dhe bënte durim; nuk ankohej që kishte “Krishtin në këmbët” e tij!Në disa raste dhe ne besimtarët E dëshirojmë Jisuin pranë nesh vetëm në jetën tonë private, larg vështrimeve të botës që “e gjitha dergjet në ligësi” (I Joan 5.19). Në jetën kolektive i lutemi Perëndisë të mos gjendet bashkë me ne në mënyrë të dukshme, të tërhiqet “takt”, sepse frikësohemi; llogarisim komentet, ironizmat.
Gjejmë dhe lehtësira: “Vullneti i Perëndisë nuk është i përshtatshëm për kohën tonë, ishte për kohët e lashta. Atëherë po! Por tani? Kreshma, lindja e shumë fëmijve, ndershmëria dhe shumë të tjera të ngjashme nuk mbinë në kohërat tona. “Perëndia ynë, kufizohu, Të lutem, vetëm në jetën tonë personale, mistikisht jo publikisht. Nuk është e nevojshme që të na marrin vesh që kreshmojmë ose që shkojmë në kishë”.
E pra! Gabojmë “sepse Perëndia nuk na ka dhënë neve Frymë frike, por fuqie” (II Tim. 1.7). Nëse njeriu frikësohet dhe zmbrapset dhe mblidhet nga frika, “nëse frikësohet, shpirti im nuk e pëlqen atë”, që i tha qartë Perëndia profetit Abakum (2.4). E përsëriti te letra drejtuar Hebrenjve, që të shtonte se ne nuk duhet të jemi njerëz “të frikës për humbje, por [njerëz] të besimit për fitim të shpirtit” (10. 38-39).
Nuk mund ta vendosin Zotin në cep, qoftë dhe përkohësisht. Mëkatojnë në mënyrë të pafalshme, E kryqëzojnë përsëri (shih Hebr. 6. 4-6), mbasi është si t’i thonë me mënyrën që i sillen, “Kot u kryqëzove. Nuk Të pranojmë. Ik, Të lutem” – I luten, por në mënyrë insistuese dhe të paepur. “Thonë: Të lutem, ik”!
At Justini