Ikona cudibërëse e Shën Marisë
Ne manastirin Dhokiariou në Malin e Shenjtë ndodhet ikona cudibërëse e Shën Marisë “Gorgoipikoos”,(që do të thotë :shërbej -përgjigjem me nxitim -pa u vonuar).
Eshtë afresk (e pikturuar në murr) në pjesën lindore të sallës së ngrënies së manastirit dhe nga ana e djathtë e hyrjes për në sallë.Etërit e manastirit thonë se është pikturuar në shekullin e 11-të.Shkëlqen si hëna dritëplote,dhe i drejton si një kapiten i shkëlqyer,tregojnë etërit e manastirit duke i ruajtur nga cdo e keqe ata dhe gjithë ata që rendin tek Ajo me besim dhe kërkojnë ndihmën e saj.
Në të djathtë të sallës së ngrënies ndodhej një ikonë e vjetër e Shën Marisë.Në vitin 1646 murgjit ishin duke kaluar shumë vështirësi sepse nuk mund të paguanin taksat ndaj pushtuesve turq.
Murgu që shërbente në mencë kalonte vazhdimisht përpara ikonës,akoma edhe natën duke mbajtur në duar një pishtar të ndezur.Një natë të atij viti, kur murgu kaloi përsëri përpara ikonës së Shën Marisë me pishtarin e ndezur,dëgjoi një zë që dilnte nga ikona dhe i thotë:” mos kalo më këtu me pishtar duke tymosur Ikonën time.”
Murgu mendoi se i foli dikush nga murgjit dhe nuk i kushtoi rëndësi zërit.Pas disa ditësh,pasi ai vazhdonte të kalonte përpara ikonës me pishtarin e ndezur,dëgjoi përsëri zërin që i thotë: “Deri kur do vazhdosh të më bësh me tym duke më nxirrë dhe mos më respektuar?” dhe që nga ai moment humbi shikimin i gjori dhe ngeli i verbër.Atëherë murgu e kuptoi gabimin e bërë prej pakujdesisë duke mos i kushtuar rëndësi zërit që dëgjoi herën e parë.Murgu bëri një stol dhe qëndronte përpara ikonës së Shenjtë duke iu lutur vazhdimisht ta fali për mëkatin që prej pakujdesisë ai bëri dhe t’i dhuroj dritën (shikimin) që duke parë Ikonën e Shenjtë ta lavdëroj dhe ta falënderoj gjithmon.E Tërëshenjta ia dëgjoi lutjen dhe i tha:”Që sot të dhuroj shikimin , ki kujdes dhe mos kalo më përpara ikonës me pishtar të ndezur sepse Unë jam Zonja e këtij manastiri që me nxitim rend të dëgjoj ata që më thërrasin duke i dhuruar zgjidhje për ato që më kërkojnë,prandaj dhe quhem “Gorgoipikoos “(dëgjuese e shpejtë).
Shumë shpejt mrekullia që ndodhi si dhe premtimi i Zonjës Mari u përhap në gjithë Malin e Shenjtë dhe ikona e së Tërëshenjtës u bë pelegrinazh i gjithë Malit të Shenjtë.Në të djathtë të ikonës murgjit ndërtuan një paraklis në nderim të saj.Që atëherë ikona u quajt Gorgoipikoos sepse me të vërtetë me veprat e saj të mrekullueshme vazhdimisht tregon se dëgjon shpejt ata që i drejtohen me nderim dhe me besë.
Përkthyer nga A. Marini