Informacion mbi protestantët
Kur dëgjojmë fjalën Protestantë të mos mendojmë se kemi të bejmë me një kishë unike njerëzish, që kanë të njëjtin besim, të njëjtat ceremoni kristiane dhe të njëjtin rregull të jetës së krishterë. Ata nuk kanë unitet as në besim, as në adhurim e në jetë. Dhe sa herë ata recitojnë Simbolin e Besimit duhet t’u vijë turp kur thonë artikullin: “Dhe në Një Kishë të Shënjtë, Universale e Apostolike”, sepse ata nuk kanë një Kishë, por shumë, qindra komunitete fetare. Them komunitete dhe jo kishë, sepse ata nuk kanë një unitet dogmatik e administrativ, nuk kanë Mistere dhe jetë adhuruese. Ndofta sot kanë arritur të jenë 500 komunitete, nga të cilet çdonjëri prej tyre ndryshon nga tjetri dhe beson se ai zotëron të vërtetën. Le të përmëndim disa nga emrat e tyre për t’i njohur dhe për të mos u mashtruar nga disa emërtime që mund të tingëllojnë si ortodoksë: Kisha e Luteranëve, Kisha Kalvinike, Gjermane Ungjillore, Anglikane, Evangjelistët, Shoqata Popullore e Lëvizjes Hierapostolike, Adventistët e ditës së 7-të ose të Shtunës, Kisha e Perëndisë, Kisha e Perëndisë së Pesëdhjetëditëshit, Kisha Botërore e Ungjillit Katërkëndësh, Kisha e Shkencës së Krishterë, Kisha Lindore Apostolike, Vëllezër të Krishterë, Kisha e Lirë Ungjillore, Pagëzuesit,
Kisha e Krishtit, Të krishterët ose Ripagëzuesit, dhjakonia Emmaus, Presviterianët, Mormonët, Kuakerët, Peshkopianët, Arminianët, Mennonitët, të Reformuarit ose Reformistët, Grumbulluesit, Antitriadikëve ose unitarët, Metodistët, Vëllezërit Bohemë, Moravianët, Plemuthët, Ushtria e Shpëtimit, Vëllezër te Krishtit, Kisha e Nazarinëve, Kuruesit e Shkencës së Krishterë, Riarmatimi Moral, Lëvizja e pesëdhjëtëditëshit dhe shumë e shumë të tjerë.
Dhe tani, me ndihmën e Perëndisë, le të vimë e të shqyrtojmë me anën e dritës së urtësisë së Shkrimeve të Shënjta e të Etërve të Shenjtë, gabimet e shumta në të cilat kanë rënë Protestantët . Dhe fillojmë me kapitullin:
1-) MBI KISHEN
Protestantët thonë se Kishë do të thotë grumbullim, shoqëri njerëzish, të cilët besojnë te Krishti.
Ne Ortodoksët u përgjigjemi;Kisha nuk është thjesht një grumbullim, një “turmë” njerëzish me karakteristikë të vetme besimin te Kristi. Eshtë për më tepër një shoqëri e organizuar me Apostuj, Peshkopë, Priftërinj, dhjakë dhe popull. Eshtë gjithashtu një organizëm njeri-perëndi që ka në krye Krishtin dhe pjesëtarë të gjithë ata që i besojnë doktrinës së saj dhe janë pagëzuar në Emër të Trinisë së Shenjtë. Ja, si thotë Apostull Pavli: “Kini kujdes për veten e për mbarë grigjën, drejtimin e përkujdesjen e së cilës jua besoi Shpirti i Shenjtë, jini barinj të vërtetë të bashkësisë, të cilën Perëndia e fitoi me gjakun e vet” (vepr.20,28). Qysh atëherë na janë të njohura gradat e priftërisë, të cilat i mohojnë Protestantët. Apostull Pavli në Letrën dërguar Filipianëve (1,1) shkruan “me kryetarët e ndihmësit”. Në Letrën e Parë dërguar Timoteut (4,22) dhe në Letrën dërguar Titos (1,6) u thotë nxënësve që të vendosin klerikë me anë të dorëzimit dhe me shumë kujdes: “Për askend mos u ngut t’i vesh duart” dhe Titos i thotë: “në çdo qytet ti duhet të emërosh kryetarë të bashkësisë”, natyrisht edhe dhjakë.
Ne ortodoksët, nëpërmjet Vazhdimësisë Apostolike që nis me Apostujt dhe arrin gjer më sot, kemi këto tri grada të priftërisë dhe jemi një Kishë e organizuar.
Komunitetet Protestante u shfaqën për herë të parë rreth vitit 1520. Për ta nuk ka ekzistuar, pra, Kisha e Krishtit para këtij viti.
Ne Ortodoksët i pyesim: Eshtë e mundur të mos ketë ekzistuar kisha e Krishtit që nga dita e ardhjes së Shpirtit të Shenjtë tek Apostujt e saj dhe tek nxënësit e tjerë? Dhe si shpjegohet fjala e Zotot: “As dyert e botës së të vdekurve nuk do ta shkatërrojnë” (Mat.(16,18) ?
Çdonjëri nga komunitetet protestante ka pretendimin se ai zoteron të Vërtetën dhe asnjë tjetër.
Ne Ortodoksët u’ përgjigjemi se vetëm Kisha e Vetme që ia la që në fillim Krishti botës, zotëron gjithë të Vërtetën e kulluar dhe do ta mbajë atë ndër shekuj, Apostull Pavli në Letrën e Parë dërguar Timoteut (3,15) thotë: “se bashkësia e Perëndisë që vepron është shtylla dhe themeli i së vërtetës”. Zoti i jep aq rëndësi Kishës, sa që thotë: “në qoftë se vëllai yt nuk e dëgjon bashkësinë, trajtoje si të pa fe ose mashtues” (Mat.l 8,17), domethënë atij që nuk i bindet Bashkësisë (Kishës) t’i shmangemi, ashtu siç u shmangeshin Judenjtë doganjerëve mëkatarë dhe paganëve mosbesimtarë.
Pra, Kisha jonë ka këto tri karakteristika, të cilat nuk i ka asnjë prej komuniteteve protestantë. Domethënë, është një bashkësi e krishterë e organizuar, është e pacënueshme dhe ka të Vërtetën.
Protestantët nuk e pranojnë formën e dukshme të Kishës, por vetëm atë të padukshmen. Përse? Thonë se nuk mund të pranojnë një Kishë ku anëtarët e saj janë mëkatarë të mëdhenj dhe kriminelë. Dhe këtë mendim e mbështesin tek fragmenti (Efes.5,27). Kisha për mua, thotë Apostull Pavli, është e lavdishme, “pa njolla, pa rradha dhe pa të meta të tjera, por duhet të jetë e shenjtë dhe e përsosur”. Ata na thonë se një kishë e tillë është vetëm e padukshme, anëtarët e së cilës na i tregon vetëm Perëndia dhe aty përpiqen të mos kenë ndonjë njollë dhe rrudhë, pavarësisht se cilës Kishë i përkisnin.
Shkurtimisht ata na thonë: a) Kisha të jete e padukshme, b) anëtarët e saj të jenë të përsosur dhe c) të jetë indiferentë ndaj herezive.
Ne Ortodoksët u përgjigjemi me radhë: Kur Zoti i referohet dashurisë vëllazërore të të Krishterëve, u thotë: “zgjidhe çështjen para bashkësisë” (Mat. 18,17). Çdo të thotë kjo? Që ekziston kisha e dukshme. Kur Zoti u jep Apostujve të Tij gradat e Priftërise të Kishës së Tij në tokë? Kur Apostujt hirotonisnin nxënësit e tyre nëpër kisha të shpërndara në vënde të ndryshme, natyrisht i hirotonisnin për veprën mbi tokë të Kishës së dukshme të Krishtit. Ne të gjithë të krishterët nuk jemi vetëm shpirt, por edhe trup. Pra ku do të banojë trupi ynë? Forma e dukshme e Kishës është mbi tokë dhe përfshin besimtarët që luftojnë për të mposhtur forcat e armikut. Më pas nëpërmjet vdekjes do të kalojnë në formën e padukshme, në të quajturën Kishë triumfale, e cila përfshin shpirtërat e shpëtuar që pushojnë bashkë me ëngjëjt dhe me Shenjtorët në lavdinë e Parajsës. Pra, Kisha është një me dy pjesë: ajo që lufton mbi tokë dhe Triumfatorja në qiell. E para ka të gjallët dhe e dyta të fjeturit dhe të shpëtuarit, të cilët luten për shpëtimin e të gjithë neve, sipas kredibilitetit që kanë ndaj Perëndisë.
Ata thonë: Ne nuk mund të pranojmë që do të shpëtojmë në Kishën Ortodokse edhe ata që bëjnë pjesë në të, por që janë mëkatarë dhe të papenduar.
Ne u përgjigjemi: E vetmja rrugë shpëtimi është Kisha e dukshme, por nuk do të shpëtojnë të gjithë ata që shkojnë tek ajo. Do të shpëtojnë vetëm ata që do të kryejnë vepra të denja pendimi, ndërsa anëtarët e kalbur do të shkojnë në skëterrë, ashtu siç i hedh në zjarr bujlcu barërat e këqija. Perëndia na rekomandon të dëshirojmë shenjtërinë dhe përsosshmërinë: “të jini të përsosur, siç është i përsosur Ati ynë” (Mat.5,48). Por asnjë nuk ëslitë i përsosur dhe jemëkatar si Perëndia. Por duhet duke, vështruar “nga Jesui që na ka çuar përpara në rrugën e besimit dhe do të na sjellë në cak” (Ebr.12,2) të përpiqemi të përparojmë në virtyte dhe në pendim. Kështu, gradualisht ne po bëhemi të pastër dhe anëtarë të kulluar të Kishës së Tij dhe të denjë për shpëtim. Në qoftë se jemi anëtarë të kalbur, kjo nuk do të thotë se nuk jemi të denjë të jetojmë brënda Kishës, sepse si do të shpëtojmë dhe me cilët Mistere do të shenjterohemi? Zoti në rrethin e Dishepujve të Tij kishte edhe tradhëtarin Juda. Ai nuk e dëboi, por e la të ikte vetë. Pra ku qëndron absurdja që të ketë edhe njerëz të tillë në Kishë? Këta me praninë e tyre nuk kanë për të infektuar mbulesën, të thurrur nga Perëndia, të Kishës. Atamund të shndërrohen dhe të riformohen shpirtërisht, por kurrë nuk munden ta shndërrojnë e ta ndryshojnë Kishën.
Parabolat e Zotit, të rrjetës së peshkimit (Mat. 13,47), të egjrave (Mat. 13,24), të dasmës së mbretit (Mat.22,11), e njerit që nuk kishte rroba për dasmë dhe e Dhjetë Vajzave (Mat.25,1-14) na tregojnë se brenda në Kishë, të cilën e quan Mbretëri të qiejvë, ekzistojnë dhe anëtarët e kalbur, mëkatarët, të cilët Krishti nuk i dëbon, meqënëse Ai për ta erdhi në botë. Në kohën e korrjes, domethënë të Gjykimit të Ardhshëm, Ai do të veçojë grurin e mirë (besimtarët) nga egjërat (mëkatarët e papenduar).
Anëtarë të vdekur të Kishës kanë ekzistuar që në kohën e Apostullit Pavli. Në kishën e Korintit, për shembull, ishte një inçestuoz, i cili bënte pjesë në kishë, pra nuk qëndronte jashtë saj.
Apostull Pavli thotë: “Unë vetë tashmë kështu kam vepruar… Tia dorëzoni Satanait…” (Letra e parë Korintasve 5,3-5). Nuk ishte vetëm ky, por dhe të tjerë, siç thotë Apostull Pavli: “Të mos keni marrëdhënie me imoralët”. Ai veçon lakmuesitbrëndakishës, nga të krishterët e kulluar, gjersa të pendohen ata që rrojnë në largësi nga besimtarët e tjerë (Letra I Korint. 5,6-11). Pra, mëkatarët nuk duhet të neutralizohen, sepse do te bien në dëshpërim. Vetëm të mbahen larg nga disa detyra të tyre kristiane dhe kjo që të vënë mend dhe të pendohen, sipas sugjerimit të atit të tyre shpirtëror.
Ata na thonë që nuk ka gjë po qe se në Kishë marrin pjesë edhe heretike. Dhe se herezia nuk i trondit themelet e Kishës.
Ne u përgjigjemi: Heretik, (vjen nga folja greke hëro që do të thotë ngre, dhe e transferoj gjetkë) quhet ai njeri që mohon një apo më shumë nga dogmat e Besimit tonë të Krishterë, duke dhënë interpretimet e veta që janë sajime të imagjinatës së tij , ose të egoizmit të tij, apo të injorancës së tij. Zoti e ndalon rreptësisht atë që guxon të deformojë një nga porositë e Tij, sepse do të jetë më i vogli në Mbretërinë e qiellit (Mat.5,19). Apostull Pavli kështu e këshillon nxënësin e tij Titon (3,10): Kush përhap mësime të rreme të qortohet herën e parë dhe herën e dytë, në qoftë se nuk të dëgjon edhe atëhere, të përjashtohet nga gjiri i bashkësisë”. Pra mëkaton jo vetëm mosmirënjohësi dhe lakmitari, por edhe heretiku. Në Letrën e tij derguar Galatasve, Pavli i quan herezitë si vepra të trupit, duke thënë: “është e qartë që janë vepratrupore si imoraliteti, papastërtia, mosmarrëveshja dhe herezitë (Galat.5,20). Në Letrën e dytë (2,1) Apostull Petro thotë se mësuesitheretikë do të shpallin “mësime të rreme”, duke shkaktuar menjëherë rrënimin e shpirtit të tyre. Prandaj, nuk është e mundur që ai që është i papenduar në doktrinën e tij heretike të shpëtojë, qoftë edhe kur bën pjesë në Kishën e vërtetë Ortodokse të Krishtit. Eshtë e domosdoshën edhe jeta e pastër, edhe doktrina e drejtë dogmatike e Kishës që të arrijmë shpëtimin.
Dhe tani le t’i përmbledhim shkurtimisht ato që thamë për Kishën e Krishtit tonë.
“Kisha është e organizuar, e pacënueshme dhe mbartëse e së Vërtetës. Eshtë një me dy pjesë: mbitokësoren ose të dukshmen, dhe qielloren ose të padukshmen. Kisha e vërtet benjë bie në kundërshtim me herezinë dhe me jetën e shthurur. Në të dukshmen bejnë pjesë jo heretikët, por ortodoksët, prej të cilëve disa janë anëtarët e shëndoshë dhe të tjerë anëtarët e vdekur. Ndarja e tyre do të bëhet gjatë Gjykimit të Ardhshëm. Një Kishë e tillë me cilësitë e mësipërme dhe me prejardhje Apostolike është vetëm një, Kisha Ortodokse. Ndërsa “kishat” e Protestantëve u dukën gjatë shekullit të 16-të”1.