Pengesa më dinake e djallit është zhgënjimi dhe dëshpërimi.Rruga e kthimit nuk është pa pengesa.
Thonë disa: “Jam shumë mëkatar,nuk ka shpëtim për mua.”
Kjo shprehje është në kundërshtim me Ortodoksinë dhe më Kishën dhe nuk ka asnjë lidhje me mësimet e Zotit Jesu Krisht.Kisha është spital që kuron shpirtrat.Prandaj ndodhemi brenda Kishës.
Shën Isaaku thotë:” Nuk ekziston mëkat i pafalshëm përveç atij që nuk është penduar.”
Nuk ekziston asnjë mëkat që nuk shkrihet nga lotët e pendimit.Nuk do dënohemi sepse mëkatuam por sepse nuk u penduam.
Shën Joan Gojarti thekson:”Askush nuk duhet të zhgënjehet për shpëtimin e tij.Mëkatove? Pendohu.Mijëra herë mëkatove? Mijëra herë pendohu.”
Shën Nili asketi thotë:”As i dashuri nuk e pret me kaq dëshirë të dashurën ashtu si pret Perëndia shpirtin që kërkon pendim!”
Pra,zhgënjimi dhe dëshpërimi janë shpikje të të ligut,janë arma e tij e fundit.
“Djalli nuk ka armë më të fortë si zhgënjimi,prandaj nuk i japim kaq kënaqësi kur mëkatojmë sesa kur zhgënjehemi”, thotë Shën Joan Gojarti.