Kam takim me Perëndinë!
Një murg lutej vazhdimisht duke kërkuar të takohej me Perëndinë.Më në fund arriti të “mbyllë” një takim me Të.”Nesër në mal”i tha një ëngjëll.Të nesërmen murgu u ngrit shumë herët dhe hodhi sytë në mal.Ishte komplet i pastër nga retë.U nis i gëzuar drejt majës së malit.Një moment takoi dikë që kishte rënë nëpër shkurre me gjemba dhe i kërkoi ndihmë.”Më vjen keq,nxitohem se kam takim me Perëndinë”,iu përgjigj murgu dhe vazhdoi rrugën.Pak më lart takoi një grua që qante pranë fëmijës së sëmurë.”Më ndihmo të lutem”,i thotë gruaja.-Më vjen keq,nuk kam kohë,Perëndia më pret në maj të malit”.Kështu iu përgjigj murgu dhe vazhdoi më me nxitim për të mos u vonuar.Në pjesën ku ngjitja për në mal bëhej më e vështirë,takoi një plak.Plaku i dha shtëmën dhe i kërkoi ta mbushte me ujë te burimi që ishte pak më poshtë.
“Bëj durim o njeri i mirë,kam takim me Perëndinë dhe nuk dua të vonohem!”,i thotë murgu.Kur murgu arriti në maj të malit,te dera e kasolles ku do takohej me Perëndinë, gjeti një letër që shkruante:”Të më falësh që nuk ndodhem këtu por shkova të ndihmoj ata që nuk ndihmove ti gjatë rrugës”.